Lajme Zone
Rama nuk heq dorë nga protagonizmi, reagon sërish pas familjes Vishkulli: Iniciativën e mora unë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nuk heq dorë nga protagonizmi, reagon sërish pas familjes Vishkulli: Iniciativën e mora unë

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në qendër të vëmendjes rolin e tij në dërgimin e Erjon Vishkullit drejt Italisë për trajtim të specializuar, duke reaguar sërish pas deklaratës së motrës së 28-vjeçarit të plagosur rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë. Pasi Rama pretendoi më herët se iniciativën për trajtimin e të riut e kishte marrë personalisht, motra e Vishkullit reagoi duke deklaruar se sh

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në qendër të vëmendjes rolin e tij në dërgimin e Erjon Vishkullit drejt Italisë për trajtim të specializuar, duke reaguar sërish pas deklaratës së motrës së 28-vjeçarit të plagosur rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë. Pasi Rama pretendoi më herët se iniciativën për trajtimin e të riut e kishte marrë personalisht, motra e Vishkullit reagoi duke deklaruar se shpenzimet ishin mbuluar nga familjarët dhe miqtë.

Pas këtij reagimi, kryeministri është rikthyer me një tjetër sqarim, ku këmbëngul se udhëtimi me avion mjekësor drejt Romës dhe shpenzimet janë mundësuar nga shteti.

"Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!

Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.

Të shkuara edhe njëherë!", shkruan Rama. Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar🇦🇱❤️🦅 Të shkuara edhe njëherë🙏

— Edi Rama (@ediramaal) October 25, 2026 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm