Lajme Zone
Rama niset të enjten për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e Berlinit, i pranishëm edhe kancelari Merz
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama niset të enjten për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e Berlinit, i pranishëm edhe kancelari Merz

Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare konfirmohet zyrtarisht për Report TV, ndërsa në samit do të jenë të pranishëm edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministra të vendeve të rajonit dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës. Pjesëmarrja e Ramës konfirmohet zyrtarisht për Report TV qw ka siguruar edhe listën e liderëve që do të jenë të pranishëm në samit. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku përveç pjesëmarrjes në samit do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit. Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Lista e plotë e pjesëmarrësve në Samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Mal të Zi Sipas listës zyrtare të pjesëmarrësve, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës, pritet të marrin pjesë: Edi Rama – Kryeministër i ShqipërisëFriedrich Merz – Kancelar i GjermanisëAlbin Kurti – Kryeministër i KosovësAndrej Plenkoviç – Kryeministër i KroacisëHristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së VeriutChristian Stocker – Kancelar i AustrisëGjuro Macut – Kryeministër i SerbisëBorjana Krishto – Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-HercegovinësAntonio Tajani – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i ItalisëBenjamin Haddad – Ministër i deleguar për Europën në FrancëThomas Byrne – Ministër Shteti për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen në IrlandëTone Kajzer – Ministër i JashtëmDimitrios Karabalis – Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e JashtmeStewart Martin Wood – Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit në Mbretërinë e BashkuarAtanas Pekanov – ZëvendëskryeministërMarcin Bosacki – Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të PolonisëMarta Kos – Komisionare Europiane për ZgjeriminOdile Renaud-Basso – Presidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)Frantishek Ruzhiçka – Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OECD-sëXiaoqing Yu – Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës BotëroreAmer Kapetanoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)Vladimir Obradoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO)Pranvera Kastrati – Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-sRobert de Groot – Zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve (BEI)Artur Lorkowski – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të EnergjisëTalis Linkaits – Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të TransportitFeridun H. Sinirlioglu – Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-sëJohanne Boehmer – Zëvendësguvernatore e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të EuropësAlbert Hani – Drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër KorrupsionitBoban Iliç – Sekretar i Përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Europën JuglindoreGjergj Murra – Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit PerëndimorDavid Piegazki – Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) U.D/ReportTv.al Budva Friedrich Merz edi rama mali i zi procesi i berlinit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.9% Disi 3.3% Vota total: 8704 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?