Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që zhvillohet nga data 22 deri më 28 shtator. Gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Piloti amerikan ‘vizaton’ Mona Lizën, fluturon për gati 4 orë për të krijuar portretin gjigant Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë. Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare. Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. SI.E./ReportTv.al Asambleja e OKB OKB SHBA edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 4239 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

