Përkundër thirrjeve të Bashkimit Europian, Serbia vijon të nderojë kriminelin e luftës Ratko Mladiç. Homazhet për të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit” kanë sjellë reagime të shumta, së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama. Nga Italia, Rama e cilësoi Serbinë një “lloj kafshe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, raste të tilla tregojnë se Beogradi duhet të mbahet në tryezën europiane, për t’i thënë qartë se çfarë nuk duhet të bëjë. "Serbia është një lloj “kafshe” shumë interesante dhe e çuditshme në “xhunglën” e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t'i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit", tha Rama. LEXO EDHE:Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët e prekur: Çfarë s’na vret na bën më të fortë! Dëmshpërblim (VIDEO) Në këtë linjë, kryeministri këmbënguli edhe një herë se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë mënyrën e zgjerimit, duke integruar gradualisht vendet kandidate, pa pritur anëtarësimin e tyre të plotë. Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregut të përbashkët, universiteteve dhe programeve europiane, edhe pa marrë menjëherë të drejtën e vetos. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër", tha Rama. Shefi i qeverisë theksoi se nuk beson se vendet e BE-së do të jenë të gatshme që Shqipërinë ta pranojnë si anëtare me të gjitha kompetencat, përfshirë veton. “Nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’. Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Imagjinoni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne", vijoi Rama. Sipas Ramës, vendet kandidate duhet të vijojnë të plotësojnë të gjitha kriteret, por të përfitojnë gradualisht të drejtat e anëtarësimit. “Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit, jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik. Çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli. Nëse mbyll kapitullin për shkencën, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta", thekson Rama. Edi Rama ndodhet në Cernobbio të Italisë, ku mori pjesë në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:35 Rama me batuta nga Italia: ‘Po më merr Putini në telefon’ (VIDEO) Duke folur për raportin e Shqipërisë me Perëndimin, kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë nuk ka marrëdhënie me Rusinë dhe as investime të mirëfillta kineze. Me batutë, gjatë fjalës në Forumin e Cernobbios, Rama ndërpreu për pak çaste diskutimin duke thënë: “Po më merr Putini në telefon”.“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë sigurisht, por edhe në botë që qysh prej 1960-s nuk kemi pasur asnjë autoritet rus që ka mbërritur të na vizitojë e asnjë avion që është nisur nga Tirana për në Moskë dhe nuk na merr malli. Nuk presim me padurim që të ndodhë. Jemi i vetmi vend në Europë ku nuk ka një investim të mirëfilltë kinez dhe nuk na mungon çuditërisht.Po merr Putini në telefon.Unë besoj, jam një ithtar i fortë, i besoj fort Europës dhe nuk dua të tingëllojë në një farë mënyre, por kjo është thirrja e një të dashuruari. Ajo çfarë shoh si një problem të jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për unitetin, për të parë së bashku nga e ardhmja është pikërisht ajo që përmendët ju në hyrjen tuaj, prirjet mjaft nacionaliste dhe që shohin vetëm së brendshmi në shumë vende të Evropës që kohë më parë ishin në fakt fari ndriçues i asaj çfarë duhet të ishte Bashkimi Europian.Për ne natyrisht kjo është shumë dëshpëruese sepse ne ishim ata nacionalistët, ne ishim ata të marrët e rrezikshëm të kontinentit dhe krejt befas u bëmë kaq në favor të mënyrës shumë kulturore të të parit të jetës saqë është shumë dëshpëruese të shohësh që të na zmbrapsin, sepse natyrisht ka disa që na kushtëzojnë dhe në fakt ajo çfarë është dëshpëruese është që të shohësh qeveri të moderuara demokratike që nuk janë plotësisht në krye në lëvizje, sepse në fakt politika për një Europë më të fortë e më të bashkuar kushtëzohet nga ekstremet dhe nga frika e këtyre ekstremeve apo nga nevoja për t'i përmbajtur këto ekstreme në një mënyrë ose në një tjetër, ju merreni me qeveritë e moderuara që në fakt për llogarinë tuaj merren me këto ekstreme dhe këtu vjen çështja e integrimit gradual", tha Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 14:00 ‘Serbia, kafshë e çuditshme në xhunglën e Ballkanit’, Rama: Kasapi Mlladiç s’mund të përcillet me funeral shtetëror, ja pse duhet ta ulim në tryezën e BE (VIDEO) Duke shpjeguar qëndrimin e tij për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rasti i Serbisë dhe vendimi që “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç, të përcillet me homazhe shtetërore për në banesën e fundit. Rama tha se pikërisht raste të tilla tregojnë pse Serbia duhet të mbahet në tryezën europiane, ku sipas tij mund t’i thuhet qartë se “nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ndërsa Serbinë e quajti një “lloj kafshe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.“E di që Serbia është një lloj “kafshe” shumë interesante dhe e çuditshme në “xhunglën” e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t'i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani. Çfarë është kjo atmosferë? Atmosferë apo atmosfera e kujt? E atyre që nesër mund të fshihen nga ekstremet. Çfarë është kjo? Nuk jemi në humor. Për çfarë? Për t'ju thënë njerëzve Titaniku po fset, na duhet të përballemi me konkurrencën. Po, kemi një treg përbashkët. Po sa gjëra kanë ndodhur sot në secilën prej shteteve që në fakt tregon se ka 27 tregje. Ku janë tregjet e kapitalit të Europës? Ku janë kapacitetet financiare të Europës në vetvete? Ju flisni për të dhëna. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ju lutem ejani dhe merrni të gjitha të dhënat. S'kemi asgjë për t'i fshehur Italisë. Fati ynë i keq ishte që në vend të pushtoheshim nga ju, u pushtuam nga rusët. Po kjo është tjetër histori. ”, theksoi Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:42 ‘Të dëgjojnë babanë dhe nënën’, Rama me batuta për zgjerimin e BE-së: ‘7 fëmijët e Ursulës’ të ulen në tryezë! Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual (VIDEO) Me batuta iu referua Edi Rama mënyrës se si, sipas tij, duhet të funksionojë integrimi gradual në Bashkimin Europian. Duke i quajtur vendet kandidate “7 fëmijët e Ursulës”, kryeministri tha se ato duhet të ulen në tryezën e BE-së ndërsa përmbushin kriteret, duke fituar të drejtat e anëtarësimit për çdo kapitull që mbyllin.“Kur Helmut Kol shkoi në ‘Potsdamer Platz’’, në sheshin Potsdamer dhe muri ishte kishte rënë, ishte rrëzuar, nuk u tha bashkëatdhetarëve gjermano-lindorë, “tani jeni të lirë, po ka nja 33 kapituj që duhet t'i kaloni përpara se sa të bashkohemi’’. Ai iu tha, “ne jemi bashkë”. Kështu që në tryezën time gjërat do të ishin shumë të thjeshta. Të gjitha vendet, 7 ‘’fëmijët’’ e Ursulës duhet të përmbushin sipas rregullave çdo kriter. Duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t'i bëjnë ballë të gjithë procesit neurotik të ‘’makinerisë’’ prej 35.000 grash e burrash që është makineria më e pamëshirshme burokratike që ka krijuar njerëzimi sepse duhet të marrin një leje drejtimi, një patentë dhe këtë nuk ia jep dikujt se thjesht të pëlqen, por ajo çfarë duhet të ndryshojë është rrezja, radha e veprimit. Jo më parë 33 kapituj dhe pastaj vendimi politik. Jo. Së pari të shtatët përfshrë Ukrainën duhet të vijnë dhe të ulen rreth tryezës si fëmijët e Ursulës, por si fëmijë duhet të dëgjojnë ‘’babain dhe nënën’’, Gjermaninë dhe Francën dhe pastaj ‘’tezen’’, Italinë dhe pastaj gjithë pjesën tjetër dhe pastaj duhet të sillen mirë, por duhet të jenë aty në Këshillin e Bashkimit Evropian rreth asaj tryeze dhe ndërkohë që përmbushen sipas rregullave kriteret, çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitullit.Për shembull, për t'u kthyer pyetjes së zonjës që tha ‘’e njoh shumë mirë Shqipërinë’’. Urime unë nuk e njoh aq mirë Shqipërinë, ende. Megjithatë kjo është, mbyll për shembull kapitullin për shkencën, kulturën, arsimin dhe tani dhe për atë bëhesh anëtar, ke të njëjta të drejta dhe kështu duhet të vazhdojë. Dhe kësisoj gjithkush që do të marrë më shumë nga tryeza i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm aty", tha Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: integrimi ne be edi rama serbi BE Ratko Mlladiç Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 4075 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
