Lajme Zone
Rama në panik, shtrëngon masat pas protestave: Perimetra sigurie, gjoba dhe fshirje postimesh online
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Rama në panik, shtrëngon masat pas protestave: Perimetra sigurie, gjoba dhe fshirje postimesh online

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re ligjore që parashikon ndryshime në ligjin për tubimet, krijimin e perimetrave të sigurisë rreth godinave shtetërore dhe masa ndëshkuese për personat që përfshihen në turma ku ushtrohet dhunë apo shkatërrohet prona. Nisma vjen pas përshkallëzimit të protestave studentore në Tiranë, ku demonstratat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmti

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re ligjore që parashikon ndryshime në ligjin për tubimet, krijimin e perimetrave të sigurisë rreth godinave shtetërore dhe masa ndëshkuese për personat që përfshihen në turma ku ushtrohet dhunë apo shkatërrohet prona. Nisma vjen pas përshkallëzimit të protestave studentore në Tiranë, ku demonstratat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës. Sipas Ramës, personat që qëndrojnë në një turmë, duke qenë në dijeni se aty po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të përballen me gjoba deri në 500 mijë lekë. Nga kjo masë parashikohet të përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit që janë në krye të detyrës dhe kalimtarët.

Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu masa për të miturit, duke deklaruar se, në rastet kur ata gjobiten ose shkaktojnë dëme materiale, detyrimi për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t'u kalojë prindërve ose kujdestarëve.

Një tjetër element i paketës lidhet me përmbajtjet në internet, ku parashikohen masa për fshirjen e postimeve që nxisin dhunë. “Pas një pune intensive me ekspertë europianë dhe koordinim me partnerët francezë dhe italianë, dhe duke u mbështetur në modelin e adaptuar prej tyre ndaj të njëjtës flamë antidemokratike, kemi gati paketën ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Çdo masë përputhet me nenin 47 të Kushtetutës, nenin 11 të GJEDNJ-së, udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it. Përgjegjësia është gjithnjë vetjake.

Paketa ka gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, një ligj për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin për tubimet, një regjistër elektronik për dhunuesit urbanë, një ndryshim në Kodin e Etikës së Mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin e Procedurës.

Instrumenti i dytë është ligji i ri sipas modelit francez. Kush thyen, paguan. Ligji i ri që kemi hartuar për riparimin e dëmeve krijon themelin për të ardhmen, mbi parimin e thjeshtë: kush shkakton dëm, e paguan.

Barra nuk bie mbi taksapaguesit, siç ishte deri sot. Ligji zbatohet për çdo tubim publik, përfshirë grumbullimet sportive, festive etj., ku shkaktohen dëme materiale mbi pronën publike apo private.

Askush nuk paguan dëm se ka protestuar apo ka qenë i pranishëm. Kjo përgjegjësi lind nga sjellja vetjake e secilit person. Nuk e kufizon lirinë e shprehjes.

Por secili që merr pjesë në tubime të dhunshme dhe nuk largohet pas paralajmërimeve të policisë, kush zgjedh të rrijë në një turmë apo grup, do të përgjigjet administrativisht përmes gjobës, bashkë me ata që kryejnë veprimet e dhunshme, dhe gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja.

Përjashtohen nga ky rregull gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë apo kalimtarët e rastësishëm. Për të miturit, gjobën do ta paguajnë prindërit apo kujdestari.

Ligji për tubimet nuk është përditësuar. Do t’i japë policisë më shumë mjete dhe mundësi sanksionesh, që janë krejt simbolike në krahasim me masat që vendet e tjera të BE-së kanë marrë.

Policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë rreth objekteve të caktuara.

Pjesëmarrja në tubim pa leje dhe mosbindja do të gjobiten nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje do të gjobitet deri në 500 mijë lekë të reja. Bllokimi i qarkullimit, 5 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës." tha Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm