Me alibinë e vjetër se fajin e ka Berisha, Irani dhe Rusia, Rama bëri edhe një tjetër reagim injorues ndaj atyre që protestojnë kundër keqqeverisjes të tij duke thënë se "Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian". Me një gur në dorë, Rama tha se nuk janë studentët ata që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar” Kryeministri Edi Rama ka reaguar me akuza të forta ndaj protestës së studentëve, duke e paraqitur atë si një lëvizje që, sipas tij, po shfrytëzohet nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe qarqe të tjera që synojnë destabilizimin e vendit.
Në vend që të ndalet te kërkesat dhe arsyet që i kanë nxjerrë studentët në rrugë por jo vetëm, Rama ka zgjedhur të drejtojë gishtin nga opozita, duke folur për grupe të organizuara dhune, elementë kriminalë dhe ndërhyrje të mundshme të huaja. Në deklaratën e tij, kryeministri përmendi edhe Rusinë dhe Iranin, duke ngritur pretendime të rënda për prapaskenat e protestës, por pa paraqitur në këtë dalje publike prova konkrete që të vërtetojnë lidhjet e pretenduara. Kreu i qeverisë e nisi reagimin duke vënë në qendër të vëmendjes punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët janë përballur me hedhjen e gurëve gjatë protestës. Rama theksoi se pas uniformave ka familje me të ardhura modeste dhe se efektivët, sipas tij, po përballojnë një situatë të vështirë, ndërsa në media paraqiten edhe si autorë të dhunës.
“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë (për gurin) në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit”, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri e zhvendosi debatin nga përplasjet në rrugë te procesi i integrimit europian, duke pretenduar se ngjarjet nuk përbëjnë thjesht një sfidë për qeverinë, por për vetë objektivin e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, u shpreh kreu i qeverisë.
Por, ndërsa studentët janë në qendër të protestës, Rama këmbëngul se pas zhvillimeve qëndron Sali Berisha, të cilin e akuzon për nxitjen dhe organizimin e dhunës. Kryeministri përdori edhe gjuhë fyese ndaj kreut të opozitës, duke e cilësuar si personin që, sipas tij, po orkestron ngjarjet.
“Ai matuf që del e bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij, që janë njësoj si ai, të tredhur dhe agresivë”, deklaroi Rama.
Në vijim, kryeministri pretendoi se studentët dhe të rinjtë e pranishëm në bulevard po përdoren nga një grup personash që ai i identifikoi si organizatorë të dhunës. Sipas Ramës, në protestë ka edhe persona me maska dhe elementë kriminalë, ndërsa përmendi përdorimin e të miturve si mburojë për të vështirësuar ndërhyrjen e policisë.
“Me keqardhje të madhe them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard, janë pengje të atij grupit të zjarrit atje në krye. Të atyre me maska! Përdoren gjerësisht edhe të miturit, si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël… Aty brenda është edhe krimi!”, tha ai.
Një tjetër pretendim i rëndë i Ramës lidhet me një dron me eksploziv, i cili, sipas kryeministrit, është neutralizuar dy ditë më parë dhe dyshohej se do të përdorej për të goditur Kryeministrinë. Rama foli për një plan që do të përfshinte vënien e zjarrit në oborrin e brendshëm të godinës, duke këmbëngulur se një skenar i tillë nuk mund të jetë ide e të rinjve që protestojnë.
“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini që i shkon mendja për këtë plan, kjo është një dorë e huaj”, deklaroi kryeministri.
Përmendja e një “dore të huaj”, pa shpjegime të hollësishme publike, nuk mjafton për të përcaktuar autorët apo motivet e një ngjarjeje të pretenduar.
Rama shkoi edhe më tej, duke lidhur zhvillimet e brendshme me deklarata që ia atribuoi qarqeve ruse dhe interesave të Iranit.
Sipas tij, mesazhet e ardhura nga këto drejtime tregojnë se protesta mund të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur orientimin europian të Shqipërisë.
“Dje, në mënyrë të befasishme për çdokënd, por jo për mua! Foli mistifikuesi i Rusisë imperialiste, tha tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, ortodoks! Një dorë tjetër është Republika khomeiniste e Iranit”, tha Rama.
Në fund, kryeministri sulmoi edhe komentuesit dhe analistët mediatikë, duke i akuzuar disa prej tyre se po i japin hapësirë ose po e justifikojnë dhunën. Ai pretendoi se klima e krijuar po ushqen frikën dhe presionin ndaj atyre që shprehin mendime të ndryshme.
“Në darkë mblidhen kllounët që himnizojnë dhunën në sallonet e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare janë ata që e thonë ndonjë fjalë kundër dhunës. Mbase janë të terrorizuar dhe nuk ju vë faj, sepse erdhi momenti, por nuk ka për të ardhur dita që njerëzit të terrorizohen për atë që mendojnë”, përfi Rama.rama në kërkim të “dorës së huaj” Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama kërkesë protestuesve: Më bindni se pse duhet të iki! 18 Tetor 2026, 08:4708:47Politike Rama nuk lëshon karrigen e kryeministrit: Kush nuk do PS në pushtet, po bën protestat e dhunshme 18 Tetor 2026, 08:3608:36Politike "Kishin plan të sulmonin Kryeministrinë", Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv 18 Tetor 2026, 08:3308:33Politike Protestat studentore, Rama: Ata që qëllojnë me gurë janë kriminelë dhe fëmijë të verbër 18 Tetor 2026, 08:1508:15Politike Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon Rama: Po kërkoni gjak, e kam të feskët kujtesën për 21 Janarin 18 Tetor 2026, 08:0808:08Politike Rama merr goditje të trefishtë nga SHBA: Shqiptarët janë lodhur nga politikanët e korruptuar, koha t'i dëgjosh 17 Tetor 2026, 22:5822:58Politike

