Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”, “ju erdhi fundi”, dëgjohen në protestën e studentëve. Forca policia janë vendosur gardh para Ministrisë së Arsimit. Protesta e studentëve vijon prej 19 ditësh dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Gjithashtu te Kryeministria mbahet protesta e organizuar nga PD në mbështetje të studentëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta studente
