Lajme Zone
Rama ndryshon mendje: Ndreca dhe Spiropali janë përjashtuar nga forumet e partisë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rama ndryshon mendje: Ndreca dhe Spiropali janë përjashtuar nga forumet e partisë

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votimi për përjashtimin e tyre, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka sqaruar tashmë se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë.

Përjashtohen Ndreca me Spiropalin Pas paqartësive që shoqëruan përfundimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ka dalë me një sqarim të ri, duke konfirmuar se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të partisë. Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votimi për përjashtimin e tyre, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka sqaruar tashmë se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë.

Fillimisht, Klosi deklaroi për mediat se Spiropali vijonte të ishte anëtare e Partisë Socialiste, çka krijoi përshtypjen se kërkesa e Ramës për përjashtim ishte shtyrë.

Por me një deklaratë të re, sekretari i përgjithshëm ka sqaruar se qëndrimi i partisë është për largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet, ndërsa anëtarësia e tyre në PS nuk vihet në diskutim.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble eshte shume i thjeshte. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshe vetëm që u bë natë”, deklaron Klosi.

Sipas informacioneve nga mbledhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar përjashtimin e Spiropalit, duke argumentuar se Partia Socialiste duhet t'i zgjidhë mosmarrëveshjet brenda saj dhe jo përmes masave përjashtuese. Pavarësisht kundërshtimit të tyre, Klosi ka konfirmuar se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të Partisë Socialiste, ndërsa do të vijojnë të mbeten anëtarë të saj. Në mbledhjen sot ka pasur debate mes Ramës dhe Spiropali. Mësohet se Rama e ka nisur fjalën duke kujtuar marrëdhënien e tyre politike ndër vite dhe duke i thënë se nuk mund të sulmojë forcën politike ku bën pjesë.

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur”, mësohet t’i jetë drejtuar Rama deputetes socialiste. Detaje nga Asambleja e PS/ Rama thyen heshtjen për akuzat e Veliajt: Kryebashkiaku po trillon

14 Nëntor, 15:36 Nga ana e saj, Spiropali nuk ka qëndruar pa reaguar, duke sqaruar se qëndrimet e saj nuk kanë qenë kundër kryeministrit, por kanë pasur në fokus mënyrën se si janë përzgjedhur disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, si janë zgjedhur”, mësohet të jetë përgjigjur Spiropali.

“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.

Ndërkohë, referuar mocionit të paraqitur nga Spiropali, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama ka reaguar duke thënë: “Nuk i pranoj këto, parti e re, marrëveshje e re”. /Pamfleti Veteranët e PS sfidojnë Ramën/ Pas Xhafajt, edhe Braçe me Majkon kundër përjashtimeve

14 Nëntor, 15:17 rama spiropali 1 Komente E Elio 14 Nëntor 2026, 17:09 Shoke- Komrade..Komuniste qe duan privilegjet e Byrose politike me taksat e njerezve qe punojne..qelbesira Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Detaje nga Asambleja e PS/ Rama thyen heshtjen për akuzat e Veliajt: Kryebashkiaku po trillon 14 Nëntor 2026, 15:3415:34Politike Veteranët e PS sfidojnë Ramën/ Pas Xhafajt, edhe Braçe me Majkon kundër përjashtimeve 14 Nëntor 2026, 15:1415:14Politike Detaje të reja nga përplasja Rama-Spiropali në Asamblenë e PS: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica 14 Nëntor 2026, 15:0215:02Politike Ervin Demo e Albana Koçiu, bashkëkryetarë për Tiranën, Manastirliu mbetet drejtuese qarku 14 Nëntor 2026, 14:2914:29Politike Përfn Asambleja e PS, a u hodh në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit? 14 Nëntor 2026, 14:2514:25Politike “Shoferi më i sigurt i qeverisë”, Rama batuta me Gonxhen: Nuk e kam fjalën për timonin 14 Nëntor 2026, 13:4113:41Politike