Lajme Zone
Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe momente nga ceremonia e marrjes së çmimit. “I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook. Kryeministri ndodhet në Bruksel, ku një ditë më parë mori pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rama ishte pjesë e panelit me temë “Realizimi i zgjerimit: Reformat, investimet dhe rritja ekonomike”, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe sfidat që lidhen me zgjerimin e Unionit.