Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama ndan pamjet: Iso-polifonia shqiptare frymëzon kolonën zanore të filmit me regji të Christopher Nolan, “The Odyssey”


Kryeministri Rama bëri të ditur se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludëig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë për t’u njohur nga afër me traditën e iso-polifonisë shqiptare, e cila është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se kultura muzikore shqiptare është bërë pjesë e një prej produksioneve më të mëdha të Hollivudit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se iso-polifonia shqiptare dhe tingujt e fyellit dyjar kanë frymëzuar kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan. Sipas Ramës, kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludëig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë për t’u njohur nga afër me traditën e iso-polifonisë shqiptare, e cila është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. LEXO EDHE:Kritikat e opozitës se nuk reagoi për deklaratën e ministres serbe, Rama: U dënua nga ministri i Jashtëm! S'bëhemi kor histerik për çyrykët në Beograd Gjatë kësaj vizite, Göransson u njoh edhe me tingujt karakteristikë të fyellit dyjar, të cilët, sipas kryeministrit, u shndërruan në burim frymëzimi për muzikën e filmit “The Odyssey”. "Ju uroj një mbrëmje të bukur krenarie, pasi Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si 'The Odyssey', një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, me aktorët më në zë", shkruan Rama. “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan dhe muzikë të Ludëig Göransson, konsiderohet një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, ndërsa përfshirja e elementeve të trashëgimisë muzikore shqiptare në kolonën zanore përbën një promovim të rëndësishëm të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: The Odyssey Hollywood isopolifonia labe edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4629 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?