Lajme Zone
Rama ndan pamje nga Nikaj-Mërturi: Projekti ALPS promovon potencialin turistik të zonës
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama ndan pamje nga Nikaj-Mërturi: Projekti ALPS promovon potencialin turistik të zonës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Nikaj-Mërtur, duke e cilësuar një nga thesaret e Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Nikaj-Mërtur, duke e cilësuar një nga thesaret e Alpeve Shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi mikpritjen e zonës dhe theksoi rëndësinë e projektit ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si një nismë që synon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor dhe promovimin e potencialit turistik të këtij destinacioni.

“Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, duke nxitur dialogun me aktorët lokalë si bazë për promovimin e qëndrueshëm të këtij destinacioni dhe valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama