Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Të rinjtë e Shkodrës ngrihen në protestë, thirrje policisë: Hiqini kapelet!


“Rama në burg”, “Berisha në burg!” dhe “Hiqni kapelet!” janë thirrjet me të cilat ka nisur protesta e të rinjve në Shkodër. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe që ai dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, të përballen me drejtësinë.

“Rama në burg”, “Berisha në burg!” dhe “Hiqni kapelet!” janë thirrjet me të cilat ka nisur protesta e të rinjve në Shkodër. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe që ai dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, të përballen me drejtësinë. Të rinjtë kanë drejtuar thirrje edhe ndaj efektivëve të policisë, duke kërkuar që ata të heqin kapelet. Sipas raportimeve nga protesta, në disa raste policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve. Protesta në Shkodër zhvillohet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë prej shtatë ditësh nga protesta masive, ku të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike e ligjore nga drejtuesit e vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Shkoder