Lajme Zone
“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
PolitikëBalkanWeb

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i PS tha se telefonata e fundit ka qenë sot e shoqëruar me tensione e deri në ofendime të rënda. Ndreca pretendon se kryeministri e akuzuar se ai ka nxitur pavarësinë dhe largimin e Veliajt nga pushteti i Ramës.

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i PS tha se telefonata e fundit ka qenë sot e shoqëruar me tensione e deri në ofendime të rënda. Ndreca pretendon se kryeministri e akuzuar se ai ka nxitur pavarësinë dhe largimin e Veliajt nga pushteti i Ramës. “Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama. Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca në “Opinion”. Raporti mes Veliajt dhe Ramës nuk duket se janë në momentet më të mira. Kryebashkiaku ka pretenduar se Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka ushtruar presion duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protestat e flamengove. Vetë Gogu ka pranuar se ka shkuar për ta takuar në paraburgimin e Fierit, por ka mohuar pjesën tjetër të pretendimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Erion Veliaj plarent ndreca