Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po përgatitet një paketë masash për protestuesit e dhunshëm.
Rama bëri me dije se njerëzit e dhunshëm do të vendosen në një regjistër të veçantë dhe do t'u mbyllet aksesi në aeroporte, trena, në të gjitha mjetet e transportit apo në hotele.
Kryeministri tha se për këtë do të bashkëpunojë dhe ka nisur punën me vendet e BE-së për t’ua ndalur aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. “Ne do të vendosim në një regjistër të veçantë njerëzit e dhunshëm dhe do t'u mbyllim shumë aksese në aeroporte, trena, hotele apo në të gjitha mjetet e transportit, do të bashkëpunojmë edhe me vendet e BE-së, kemi nisur punën për t'ua ndalur aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna nuk ka vend dhe nuk ka për të pasur vend në këtë vend”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

