Lajme Zone
Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh "sekret" për anëtarët; Veliaj i hap frontin e mosbesimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbyll dyert e Asamblesë, mesazh "sekret" për anëtarët; Veliaj i hap frontin e mosbesimit

Rama është paraqitur në ambientet e resortit me një dosje në dorë, ndërsa në nisje të punimeve ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediave.

Asambleja e PS Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet në një resort në Gjirin e Lalzit. Edi Rama ka kërkuar që pjesa e parë e mbledhjes të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Erion Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë dhe ka hedhur idenë e një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të PS-së... Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet në Gjirin e Lalzit, ndërsa mbledhja drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së.

Rama është paraqitur në ambientet e resortit me një dosje në dorë, ndërsa në nisje të punimeve ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kryeministri ka njoftuar se do t'u drejtohet me disa fjalë anëtarëve të Asamblesë, përpara se të vijojnë diskutimet e brendshme. Në këto kushte, forumi më i lartë vendimmarrës i Partisë Socialiste do të zhvillojë punimet me dyer të mbyllura.

Duket se Rama ka zgjedhur që mesazhi i tij të mbetet "sekret" për anëtarët e Asamblesë, edhe pse më herët ishte njoftuar se fjala e Kryeministrit do të ishte publike. "Do lutesha për ndërprerjen e transmetimit. Fillimisht dua të ndaj disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike”, tha Rama.

Kërkesa e Kryeministrit për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura nuk është vënë në diskutim, teksa kjo nuk është hera e parë kur socialistët nën drejtimin e Ramës hermetizojnë takime të tilla.

Madje, për të ruajtur sekretet, duket se anëtarët e Asamblesë ose i është kërkuar të fikin telefonat ose është aktivizuar bllokuesi i valëve, duke mos lejuar funksionimin e celularëve. Mbledhja zhvillohet në një moment kur zhvillimet politike dhe debatet brenda mazhorancës kanë shtuar vëmendjen ndaj vendimeve që mund të marrë drejtimi i Partisë Socialiste.

Por një nga çështjet që shoqëron këtë Asamble është qëndrimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje dhe ka bërë thirrje për aktivizimin e mekanizmit të mocionit të mosbesimit ndaj Edi Ramës.

Veliaj e ka cilësuar Ramën si pengesë për Partinë Socialiste, duke e zhvendosur debatin nga çështjet e organizimit të partisë te përgjegjësia politike e kryetarit të saj. Përplasja në PS/ Veliaj-Ramës: Ke zëvendësuar socialistët me të fortët e qyteteve

14 Nëntor, 09:10 Veliaj kryqëzon Ramën për emërimin e ministrave: Kush i zgjedh, çfarë vendos Partia Socialiste?

14 Nëntor, 09:05 Asambleja e PS-së, Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit!

14 Nëntor, 08:51 Ende nuk ka një njoftim nëse kërkesa e Veliajt do të përfshihet në diskutimet e Asamblesë apo nëse drejtuesit socialistë do të mbajnë një qëndrim për mocionin e mosbesimit.

Në rendin e diskutimeve pritet të jenë organizimi i strukturave të PS-së, zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet që drejtuesit e partisë do të përcaktojnë për periudhën në vijim.

Mbetet për t'u parë nëse Rama do t'u përgjigjet kërkesave të Veliajt gjatë fjalës së tij apo do ta përqendrojë mbledhjen te çështjet organizative të Partisë Socialiste.

Një nga çështjet që Asambleja pritet të miratojë është dyfishimi i drejtuesve politikë për fushatën e 9 majit, por edhe përcaktimi i kritereve lidhur me kandidatët për kryebashkiakë. rama asambleja ps gjiri i lalzit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Akuzat e Veliajt: Jam kërcënuar në emër të Ramës, më kërkuan dorëheqjen nga Bashkia 14 Nëntor 2026, 09:2009:20Politike Veliaj sulmon grupin parlamentar të PS-së: Deputetët votojnë vendime që merren diku tjetër 14 Nëntor 2026, 09:1709:17Politike Përplasja në PS/ Veliaj-Ramës: Ke zëvendësuar socialistët me të fortët e qyteteve 14 Nëntor 2026, 09:0609:06Politike Surprizat e Lalzit: Rama merr Tiranën dhe përmbys kupolën e partisë 14 Nëntor 2026, 09:0109:01Politike Veliaj kryqëzon Ramën për emërimin e ministrave: Kush i zgjedh, çfarë vendos Partia Socialiste? 14 Nëntor 2026, 09:0109:01Politike Asambleja e PS-së, Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit! 14 Nëntor 2026, 08:4808:48Politike