Lajme Zone
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet axhenda e takimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet axhenda e takimit

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar.

Është zbardhur axhenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave. Sipas axhendës takimi do të nisë në orën 09:30 dhe fjalën hapëse do ta ketë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit. LEXO edhe...LIVE TV- Paketa e Maleve, Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare. Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama. Mbledhja zhvillohet rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të socialistëve, ku u analizua ecuria e punës së qeverisë, si dhe u përcaktuan orientimet për vijimin e reformave dhe realizimin e objektivave të ekzekutivit. Axhenda: Hapja e mbledhjes ora 09:30Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e KuvenditTaulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentarKryeministri Rama - fjalën përmbyllëse Xh.K/ReportTv.al edi rama PS taulant balla niko peleshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?