Rama sot pritet të të njoftojë ndryshime në kabinet dhe jo vetëm. Edi Rama në mbledhje me grupin e PS Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë sërish ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat.
Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren. Ai parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, për evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre.
Rama sot pritet të të njoftojë edhe ndryshime në kabinetin e tij.
Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë.
Që prej 2013, kur erdhën në pushtet socialistët, Sala është ministrja me jetëshkurtër e shëndetësisë. Albana Kociu, pararendësja e saj në këtë detyrë, qëndroi 2 vjet si ministre, Ogerta Manastirliu e drejtoi këtë dikaster për plot 6 vjet, ndërsa Ilir Beqja, që ishte ministri i parë i qeverisë Rama, qëndroi për 4 vjet. Ndërkohë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se Rama do të heqë edhe 5 ministra të tjerë nga kabineti.
"Nesër ky do të heqë 5 të tjerë e ka zhvlerësuar qeverinë ky është vetëm në vendimmarrjen e vet dhe siç do të marrë gjithë lavdinë ashtu duhet të marrë edhe turpin e dështimit. Ministrat vijnë nga hiçi. Kjo ishte dikushi nga ana profesionale. Nuk ka hapësirë një ministër për të marrë vendime vete të gjitha firmos e vulos”, tha ai.
Edhe kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar ndyshime nga qeveria Rama në vjeshtë. “Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij”, tha Berisha.
Jo vetëm Peleshi, por Berisha thotë se do të ketë edhe lëvizje të tjera në qeveri. “A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh”, vijoi Berisha.ndryshime në kabinet rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Nesër Rama heq 5 ministra”, Shehi zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Salës: Nuk donte të bënte pis emrin 2 Shtator 2026, 21:1721:17Politike Spanja kërkon të shfrytëzojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për të zyrtarizuar katalanishten 2 Shtator 2026, 20:2720:27Politike “I frikësohet protestës”, Balliu: Qytetarët i hoqën maskën Ramës, e nxorën cullak 2 Shtator 2026, 18:5518:55Politike U dorëhoq si ministre, Alimehmeti thirrje Salës: Sqaro shqiptarët për megaaferën e projektuar nga Rama në shëndetësi 2 Shtator 2026, 18:1918:19Politike Zbardhen detaje nga mbledhja te “Vila e Kuqe”/ Rama mobilizon ministrat dhe deputetët, nesër prova e madhe për kabinetin 2 Shtator 2026, 17:3917:39Politike Dorëheqja e Salës si ministre, reagon Rama: Mbarësi e dashur Evis! 2 Shtator 2026, 17:2617:26Politike

