Lajme Zone
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 13:00, në Vilën e Kuqe në Tiranë, ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, përfshirë deputetët e deleguar në territore.

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 13:00, në Vilën e Kuqe në Tiranë, ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, përfshirë deputetët e deleguar në territore. Takimi pritet të përqendrohet te detyrat e përcaktuara nga kryeministri gjatë takimit të zhvilluar të premten, më 28 gusht, ku u diskutua organizimi dhe kalendarizimi i axhendës për sezonin e ri politik.

Në qendër të diskutimeve do të jetë shtrirja e “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe puna për përgatitjen e ndryshimeve ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”.

Platforma u prezantua gjatë takimeve dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi që problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve të vendosen në qendër të veprimtarisë politike dhe qeverisëse.

Në axhendën e Partisë Socialiste janë parashikuar gjithashtu takime të tjera gjatë ditëve në vijim. Top Channel