Lajme Zone
Rama mbështet propozimin e Lana Nusseibeh nga Emiratet si kandidaturë për sekretare të Përgjithshme të OKB: Dritë shprese dhe burim energjie pozitive
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mbështet propozimin e Lana Nusseibeh nga Emiratet si kandidaturë për sekretare të Përgjithshme të OKB: Dritë shprese dhe burim energjie pozitive

Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, sipas Ramës, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime.

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur emërimin e Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe si kandidate për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se emri i saj përfaqëson një mundësi të re, të cilën sipas tij, komuniteti i OKB-së nuk mund ta humbasë. LEXO edhe...Rama urdhër ministrave për dorëheqjet e drejtorëve, Duka: Dëshmi e drejtimit të tij autokratik! S’mundet kryeministri që të bëjë diçka të tillë me një telefonatë Rama thekson se e njeh personalisht Lanën, për të cilën thotë se ka njohuri të thella për politikën ndërkombëtare dhe aftësi të natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme. Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, sipas Ramës, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime. Në përfundim kryeministri Rama shkruan se do të ishte mirë që pas shumë burrave në krye të kësaj organizate, tashmë të vendosej një grua. Për Ramën, Lana Nusseibeh në krye të OKB-së është një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive. Reagimi i Ramës: Emërimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe si kandidate për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përfaqëson një mundësi të re, të cilën komuniteti i OKB-së nuk mund ta humbasë, dhe Shqipëria ndihet e nderuar t’i japë kandidaturës së saj mbështetjen e plotë. U njoha personalisht me Lanën dhe pata mundësinë ta shihja në veprim gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë kësaj periudhe, vlerësova njohuritë e saj të thella mbi politikën ndërkombëtare, përulësinë e saj të veçantë intelektuale dhe aftësinë e natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme. Në këtë periudhë të vështirë për Kombet e Bashkuara, kandidatura e Lanës përfaqëson një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive. Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime. Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, pas kaq shumë burrash në krye të kësaj organizate, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua me një profil dhe integritet të tillë. R.Xh/ReportTv.al edi rama Lana Nusseibeh OKB Emiratet e Bashkuara Arabe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 11580 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?