Lajme Zone
Rama: Kurrë s’kam prekur paratë tuaja! Kryeministri: “Dhuratat” i gjeni te muzeu i qeverisë
PolitikëABC News Albania

Rama: Kurrë s’kam prekur paratë tuaja! Kryeministri: “Dhuratat” i gjeni te muzeu i qeverisë

RINAS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave lidhur me “dhuratat” që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, duke mohuar se pushteti i tij është përdorur për të dhënë favore të paligjshme.

RINAS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave lidhur me “dhuratat” që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, duke mohuar se pushteti i tij është përdorur për të dhënë favore të paligjshme.

Sipas Ramës, këto dhurata janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar dhe nuk janë marrë në banesën e tij personale.

“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj.

Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time”, theksoi Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet