Lajme Zone
Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet
PolitikëBalkanWeb

Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet

Pamjet e fjalimeve të Edi Ramës gjatë periudhës në opozitë vendosin përballë deklaratat e tij politike të atëhershme me rrjedhën e qeverisjes së tij gjatë më shumë se një dekade në pushtet.

Pamjet e fjalimeve të Edi Ramës gjatë periudhës në opozitë vendosin përballë deklaratat e tij politike të atëhershme me rrjedhën e qeverisjes së tij gjatë më shumë se një dekade në pushtet. Zotimet e dikurshme kundër përdorimit të fondeve për lobime dhe kritikat ndaj shfrytëzimit të pushtetit për përfitime financiare apo blerje votash hyjnë sot në kontekstin e debateve dhe hetimeve të konsiderueshme politike e ligjore. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Po ashtu, denoncimet e bëra prej tij në vitin 2013 mbi dështimet e sistemit shëndetësor mbeten pikë krahasimi me problematikat dhe skandalet që vijojnë të shoqërojnë shërbimin spitalor në vend. Sakaq, qytetarët shqiptarë prej më shumë se 3 muajsh kërkojnë përmes protestave largimin e menjëhershëm të tij dhe të kabinetit qeveritar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb