Lajme Zone
“Rama, ‘kufomë politike’ nga revolta studentore”/ Berisha: Personat që provokuan incidentet ishin të paguar
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama, ‘kufomë politike’ nga revolta studentore”/ Berisha: Personat që provokuan incidentet ishin të paguar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një “kufomë politike”, duke pretenduar se protestat e vazhdueshme studentore kanë goditur rëndë pozitat e tij politike. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha deklaroi se revolta studentore ka vijuar e fuqishme, ndërsa theksoi se PD-ja do të jetë në mbështetje të saj edhe përmes protestave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një “kufomë politike”, duke pretenduar se protestat e vazhdueshme studentore kanë goditur rëndë pozitat e tij politike. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha deklaroi se revolta studentore ka vijuar e fuqishme, ndërsa theksoi se PD-ja do të jetë në mbështetje të saj edhe përmes protestave kombëtare.

“Goditjet që ka marrë Edi Rama nga revolta studentore e kanë bërë atë një kufomë politike krejtësisht të pashpresë, e kanë damkosur para shqiptarëve dhe mbarë botës”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse PD-ja duhet të organizojë protesta më vete, në vend që t'u bashkohet tubimeve të thirrura nga studentët, Berisha mohoi që incidentet e ndodhura gjatë protestës së djeshme të jenë shkaktuar nga të rinjtë.

Sipas tij, personat që provokuan përplasjet nuk ishin studentë, por individë të paguar për të krijuar incidente.

“Ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar incidente”, deklaroi Berisha, duke shtuar se në vendet ku ndodhën përplasjet ndodheshin edhe media që ai i cilësoi si “të qeverisë”.

Kreu i PD-së pretendoi gjithashtu se protesta e djeshme kishte pasur pjesëmarrjen e mbështetësve demokratë, të cilët, sipas tij, kanë qenë vazhdimisht në krah të studentëve.

“Dje populli, siç e patë, ishte populli demokrat. Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre”, tha ai.

Berisha deklaroi se deputetët dhe drejtuesit e PD-së kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara që prej nisjes së revoltës studentore, ndërsa pretendoi se zyra ligjore e partisë u ka ofruar mbrojtje mbi 600 studentëve.

Në fund, ai përsëriti thirrjen për bashkim të forcave politike opozitare dhe qytetarëve në mbështetje të protestës, duke theksuar se asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë pronësinë mbi të drejtën për të protestuar.

“Unë ftoj edhe njëherë të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë qytetarët, t'i mbështesim studentët”, përfi Berisha Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm