Edi Rama Në fjalën e tij, Rama iu referua avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, duke deklaruar se ai u drejtohet me shkresa zyrtare strukturave të bashkisë dhe firmos si drejtues politik, duke e cilësuar si 'një prej dy personave të përjashtuar së fundmi nga PS-ja'. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dy përjashtimet nga Partia Socialiste, duke iu referuar avokatit të Erion Veliajt Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropalit dhe një tjetër personi, të cilët i cilësoi si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.
Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë, ku Rama kritikoi ashpër edhe mënyrën e menaxhimit të administratës së Bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij, Rama iu referua avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, duke deklaruar se ai u drejtohet me shkresa zyrtare strukturave të bashkisë dhe firmos si drejtues politik, duke e cilësuar si 'një prej dy personave të përjashtuar së fundmi nga PS-ja'.
Rama ngriti gjithashtu shqetësimin për largimet nga puna në administratën bashkiake, duke kritikuar vendime që, sipas tij lidhen me mungesën e mbështetjes për qëndrimet publike të Veliajt apo të avokatit të tij.
Kryeministri përmendi rastin e Elona Lalajt, duke kundërshtuar largimin e saj dhe të punonjësve të tjerë për arsye që ai i konsideron arbitrare.
Ai paralajmëroi se Partia Socialiste nuk do të tolerojë drejtues apo punonjës të Bashkisë së Tiranës që zbatojnë vendime të tilla, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.
Rama iu drejtua edhe vetë Veliajt, duke deklaruar se nuk mund ta gjykojë për qëndrimet dhe veprimet e tij, por shprehu shpresën që kryebashkiaku të kuptojë se, sipas tij po gabon në raport me kryeministrin dhe Partinë Socialiste.
“Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi. NUk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje si e ëma e Zeqos në majë të thanës. E përsëris, nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që të kuptojë që është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë politikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për eurinë e punëve. Këtë do ta zgjidhim në 9 maj me fitoren në ditën e madhe të Europës", tha Rama. Rama mbledh të shtunën PS-në e Tiranës: Nis spastrimi i njerëzve të Veliajt dhe protestuesve
19 Nëntor, 10:21 rama konfirmon \\\\\\\'spastrimet\\\\\\\' nga partia plarent ndreca dhe elisa spiropali zyrtarisht jashtë ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 majin, nxjerr nga buxheti bonuset për bebet 21 Nëntor 2026, 11:5411:54Politike Zgjedhjet lokale në maj, Rama nis me premtime për pensionistët dhe çiftet e reja: Rritje pensionesh dhe lehtësim të kostos së jetesës 21 Nëntor 2026, 11:4711:47Politike "Tirana prej dy vitesh pa kokë", Rama shpërthen ndaj drejtësisë për çështjen Veliaj: Absurditet antidemokratik 21 Nëntor 2026, 11:4111:41Politike Rama i bindur: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë! 21 Nëntor 2026, 11:3711:37Politike Rama i shpall luftë Veliajt: Nuk do të tolerojmë më dorëshkrimet nga burgu, PS do gjykojë këdo që prek punonjësit e Bashkisë! 21 Nëntor 2026, 11:3311:33Politike Rama kërcënon socialistët nga Asambleja e Tiranës: Kush nuk bindet, nuk ka vend në PS 21 Nëntor 2026, 11:2711:27Politike
