Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit/ Çupi: Bashkë me Veliajn, janë konsumuar politikisht, nuk janë gati të udhëtojnë më me PS


Analisti Frrok Çupi, në  “News Line” në ABC News, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga strukturat e Partisë Socialiste.

Analisti Frrok Çupi, në “News Line” në ABC News, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga strukturat e Partisë Socialiste.

Çupi e cilësoi këtë zhvillim si një proces të natyrshëm brenda një force politike, duke theksuar se dakordësia dhe debati për qëndrimet politike janë pjesë e funksionimit të një partie.

Sipas analistit, Spiropali, Erion Veliaj dhe figura të tjera janë konsumuar politikisht dhe nuk janë më në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste. Spiropali, Veliaj dhe të tjerë sigurisht kanë problemin e moskuptimit, të konsumimit. Janë konsumuar rrugës dhe nuk janë gati të udhëtojnë më me PS-në. Këto janë arsye të mëdha, janë si tenja që hanë nga brenda një politikan apo një grupim politik”, u shpreh Çupi.

Analisti shtoi se, sipas tij, Partia Socialiste tashmë duhet të përballet me standarde të reja politike dhe me sfidën e integrimit europian.

“Është gjë e natyrshme për çdo grupim politik. Në një grupim politik, ajo që bashkon dhe ndan janë pikëpamjet, qëndrimet, mjetet politike, dakordësia dhe debati brenda grupit. Kjo ka edhe dobi politike, sidomos në vendin tonë, kur bëhet fjalë për një parti politike që prej 13-14 vitesh po mban peshën e madhe të qeverisjes së vendit, në një kohë kur Shqipëria po shkon drejt BE-së.

Spiropali, Veliaj dhe të tjerë sigurisht kanë problemin e moskuptimit, të konsumimit. Janë konsumuar rrugës dhe nuk janë gati të udhëtojnë më me PS-në. Këto janë arsye të mëdha, janë si tenja që hanë nga brenda një politikan apo një grupim.

Ky përjashtim, këtë herë, sipas mendimit tim, tregon se PS tashmë është e detyruar të flasë me parametra europianistë dhe me politikanë shumë të fortë për ta çuar vendin në pozitën që ka marrë përsipër.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet