Lajme Zone
“Rama kërkon luftë civile dhe gjak”/ Këlliçi, thirrje të rinjve: Mos u stepni
PolitikëCNA

“Rama kërkon luftë civile dhe gjak”/ Këlliçi, thirrje të rinjve: Mos u stepni

Të rinjtë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të pro...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kërkon të gjakosë protestën dhe kërkon me patjetër një kurban.

Këlliçi theksoi edhe një herë që Rama po kërkon luftë civile, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të mos stepen. “Kemi dy ditë që denoncojmë skenarin e radhës të Ramës për gjak. Ai kërkon me patjetër një kurban, ai kërkon ta gjakosë këtë protestë që të ketë një justifikim për ta shtypur vazhdimisht.

Dhjetëra foca policie mësynë në selinë me akuzën që po strehonim të miturit. Nuk ka pasur dje të mitur, pavarësisht se PD-ja është shtëpia e çdo qytetari që proteston. Ne kemi detyrë si qytetarë të mbrojmë të miturit që rrezikohen nga dhuna e Policisë së Shtetit, ku kemi parë të mitur të gjakosur, me këmbë të thyera, u bëj thirrje të gjithëve të mos stepen. Rama po kërkon luftë civile. Pas kësaj proteste, Rama e ka mbylllur kapitullin e tij”, tha Këlliçi në një intervistë në "Kafe Shqeto"./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.