Lajme Zone
Rama kalon vijën e kuqe, kërcënon familjet e studentëve: Do privoheni nga shërbimet publike
PolitikëPolitiko

Rama kalon vijën e kuqe, kërcënon familjet e studentëve: Do privoheni nga shërbimet publike

Kryeministri Edi Rama nuk mjaftohet më me paralajmërimet ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së tij. Tashmë, ai kërcënon hapur se pasojat do të shtrihen edhe te familjet e tyre, duke deklaruar se familjet e të miturve që dëmtojnë pronën e të tjerëve nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti. "Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisi

Kryeministri Edi Rama nuk mjaftohet më me paralajmërimet ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së tij. Tashmë, ai kërcënon hapur se pasojat do të shtrihen edhe te familjet e tyre, duke deklaruar se familjet e të miturve që dëmtojnë pronën e të tjerëve nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti.

"Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë. Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm", deklaroi Rama.

Kjo nuk është më thjesht një gjuhë e ashpër ndaj protestuesve. Shërbimet publike nuk mund të kthehen në mjet ndëshkimi kolektiv dhe as në instrument presioni politik ndaj familjeve të qytetarëve që protestojnë.

Kërcënimi se një familje do të privohet nga shërbimet shtetërore për veprimet e një të mituri, tregon se Rama po tenton ta trajtojë shtetin si një mekanizëm për t’i ndëshkuar studentët që i kërkojnë largimin. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm