Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama ka vetëm fasadën…”/ I riu në revoltën para Kryeministrisë: Nuk na ndal më asgjë, në shesh deri në largimin e kryeministrit


Këtë të martë mbahet protesta e 80-të para kryeministrisë. Një i ri tha se e vetmja rrugë është largimi i Ramës, ndërsa theksoi se pavarësisht shantazheve, protesta do vazhdojë.

Këtë të martë mbahet protesta e 80-të para kryeministrisë. Një i ri tha se e vetmja rrugë është largimi i Ramës, ndërsa theksoi se pavarësisht shantazheve, protesta do vazhdojë. “Sot në ditën e 80-të të protestës dua të ju rikujtoj se kush jemi. Ju nuk jeni një 50-mijë leksh, ju nuk jeni sfidat që hasni. Ju jeni puna e ndershme e palodhur që zgjohet çdo ditë. Ju jeni dashuria për atdheun. Ju jeni shpresë. Shqiptarë, për shkak të shpresës dhe besimit, kjo lëvizje qëndron gjallë. Edi Rama dhe mafiozat e tij, të shporren nga Shqipëria. Është koha që Shqipëria të zgjohet, të marrim vetë fatin tonë në duart tona. Ne bëjmë punë të ndershme për një Shqipëri të ndershme. Rama ka vetë fasada dhe do të mbyllë grup-kapituj. Shqipëria europiane, shqiptarët duhet të trajtohen si të tillë. Kjo lëvizje ka për të prodhuar rezultate, ne i kemi mundur ata. Përpiqen që ta shantazhojnë që të mos dalim, por ja ku jemi”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste