Lajme Zone
“Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij, po e çon Shqipërinë drejt përplasjes”/ Ervin Salianji: Shteti nuk është mburoja e tij, jep dorëheqjen
PolitikëBalkanWeb

“Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij, po e çon Shqipërinë drejt përplasjes”/ Ervin Salianji: Shteti nuk është mburoja e tij, jep dorëheqjen

Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se qeveria është përballë pakënaqësisë së gjerë të shumë kategorive shoqërore dhe akuzon kryeministrin se po e çon vendin drejt përplasjes për të mbajtur pushtetin. Salianji rendit studentët, pedagogët, gjimnazistët, mjekët, infermierët, mësuesit, fermerët, minatorët, naftëtarët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët dhe të rinjtë mes grupeve që, sipas tij, kundërshtojnë qeverisjen e Ramës. Ai gjithashtu nënvizon se pakënaqësia përfshin edhe punonjës të policisë, duke ngritur akuza lidhur me mosdhënien e një shume prej 2,500 eurosh. Sipas Salianjit, problemi nuk qëndron te qytetarët që protestojnë, por te mënyra se si qeveris kryeministri dhe te abuzimet që ai i atribuon qeverisjes së tij ndër vite. REAGIMI:

Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e RAMËS!

Edi Rama ka mbetur vetëm me karrigen e tij dhe për ta mbajtur atë po e çon Shqipërinë drejt përplasjes me të gjithë.

Të gjithë i kërkojnë të ikë ai del kundër pedagogëve, studentëve, gjimnazistëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, punonjësve të arsimit, fermerëve, blegtorëve, minatorëve, naftëtarëve, pensionistëve, punëtorëve, sipërmarrësve të vegjël, profesionistëve të lirë, artistëve, gazetarëve dhe të rinjve që kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre.

Madje, kundër ka dhe punonjësit e tjere te policisë qe nuk ju dha 2500 euro për të mbajtur në këmbë pushtetin.

Një kryeministër që kthen kundër vetes kaq shumë kategori shoqërore, problemi nuk janë qytetarët por KM! Problemi është mënyra si qeveris ai dhe si ka abuzuar me vite!

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Shteti nuk është mburoja e karriges së tij!

Rama jep dorëheqjen! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb