Foto ilustruese/ Përplasja për Bashkinë e Durrësit nxjerr sërish në skenë kullën 20-katëshe në Qerret. Deputeti socialist Arkend Balla dyshohet se është pronari faktik i investimit që figuron në emër të dekanit Linert Lirëza. Një kompani me 100 euro kapital fillestar, një leje ndërtimi e miratuar nga KKTU dhe lidhjet e deputetit me drejtuesit e Universitetit të Durrësit Një kullë 20-katëshe në bregdetin e Golemit, një dekan universiteti publik me kompani të themeluar me 100 euro kapital dhe një deputet socialist që dyshohet se qëndron pas investimit miliona eurosh. Projekti i LAG Invest në Qerret është rikthyer në vëmendjen e Pamfletit, këtë herë në mes të përplasjes që ka nisur brenda strukturave të Partisë Socialiste për kontrollin e Bashkisë së Durrësit. Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit 8 Tetor, 13:48 Sipas informacioneve të siguruara, rivaliteti mes grupimeve socialiste në Durrës është ashpërsuar në prag të zgjedhjeve vendore të vitit që vjen. Arkend Balla dhe Ani Dyrmishi përmenden si dy figura me ambicie për drejtimin e bashkisë, ndërsa Edi Rama ka në dorë vendimmarrjen politike për kandidaturën e mazhorancës.
Në këtë përplasje, dyshohet se interesat e ndërtimit në bregdet kanë hyrë në llogaritë e pushtetit. Informacionet e redaksisë e lidhin deputetin Arkend Balla me kullën 20-katëshe në Qerret, e cila figuron në emër të kompanisë së dekanit Linert Lirëza. Ka dyshime te forta se miratimi i investimit mund të jetë përdorur edhe si instrument afrimi politik për deputetin socialist. Pedagogët në protestë, Dekani i Durrësit, Linert Lirëza me kullë 20 kate në Golem; pas investimit dyshohet deputeti Arkend Balla
20 Tetor, 15:01 Më 30 korrik 2026, KKT e Ramës përfshiu në pikën 69 të rendit të ditës projektin e shoqërisë LAG Invest sh.p.k. për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimesh nga 2 deri në 20 kate mbi tokë, me dy kate parkimi nëntokë, në Qerret të Golemit. Pamfleti ka raportuar se projekti mori miratimin e institucionit ku kryeministri Edi Rama ushtron rolin drejtues.
Shoqëria LAG Invest është themeluar në gusht 2025 me vetëm 100 euro kapital fillestar. Në mars 2026, Linert Lirëza u bë zotëruesi i saj i plotë. Katër muaj më vonë, projekti i kullës 20-katëshe u përfshi në mbledhjen e KKTU-së.
Kjo kronologji është e mjaftueshme për ta vendosur dekanin përballë një pyetjeje që nuk zgjidhet me diplomën akademike apo me funksionin që mban.
Me çfarë parash do ta ndërtojë Linert Lirëza një kullë me 20 kate mbi tokë?
Kapitali prej 100 eurosh është shuma me të cilën është regjistruar kompania, jo domosdoshmërisht buxheti i investimit. Megjithatë, në të dhënat financiare të bëra publike nuk identifikohet një burim financimi që shpjegon përmasën e projektit. Nuk ka një vlerë të publikuar të ndërtimit, një strukturë të qartë kredie apo një marrëveshje investimi që t'u japë përgjigje pyetjeve mbi financimin e kullës.
Arken Balla dhe dekani Linert Lirëza si prestanome
Pas dy publikimeve të mëparshme të Pamfletit për kullën në Golem, në redaksi kanë mbërritur denoncime që identifikojnë deputetin socialist Arkend Balla si financuesin dhe pronarin e dyshuar faktik të investimit.
Sipas këtyre informacioneve, Linert Lirëza, mik dhe ish-koleg i deputetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se është përdorur si prestanom për të mbajtur në emrin e tij kompaninë dhe projektin e ndërtimit. Denoncimet përshkruajnë një marrëdhënie interesash që lidh funksionin akademik të Lirëzës me ndikimin politik të Ballës në Durrës.
Nëse deputeti është financuesi faktik, përse një investim i këtyre përmasave figuron në emër të një dekani? Nëse financues është vetë Lirëza, cilat janë të ardhurat, pasuritë dhe marrëveshjet financiare që mbështesin ndërtimin e objektit?
Përmasat e projektit e bëjnë të rëndësishme edhe pronësinë e truallit. Një godinë deri në 20 kate në Qerret përfaqëson një interes të konsiderueshëm ekonomik në një zonë ku ndërtimi i apartamenteve dhe strukturave turistike ka marrë zhvillim të shpejtë. Marrëdhënia mes pronarit të tokës, shoqërisë zhvilluese dhe financuesit është pjesa e dosjes që mund të përcaktojë se kush e kontrollon realisht investimin.
Denoncimet e mbërritura në Pamfleti e vendosin deputetin Balla pas kësaj strukture. Dyshohet se përdorimi i emrit të dekanit synon të mbajë të padukshëm interesin ekonomik të një politikani që është njëkohësisht pjesë e mazhorancës parlamentare dhe ndoshta kandidati potencial per Bashkinë Durrës.
Nga kulla në Golem te kontrolli i Universitetit të Durrësit
Marrëdhënia mes Arkend Ballës dhe Linert Lirëzës nuk kufizohet te denoncimet për ndërtimin. Të dy kanë lidhje të mëparshme me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa një tjetër pjesëtar i familjes Balla mban funksion drejtues brenda Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike.
Endri Balla, vëllai i deputetit socialist, drejton Departamentin e Administrimit Publik në fakultetin ku Linert Lirëza është dekan. Në zgjedhjet universitare të vitit 2024, të dy kandiduan për funksionet që mbajnë.
Pamfleti ka marrë informacione për lobim të strukturave politike socialiste dhe personave me ndikim kriminal në proceset e përzgjedhjes së drejtuesve të universitetit. Sipas këtyre denoncimeve, Arkend Balla dyshohet se ka ushtruar ndikim në ngritjen e Lirëzës në drejtimin e fakultetit, përmes marrëdhënieve politike dhe lidhjeve me grupime të fuqishme në Durrës.
Në gusht 2024, Shkëlqim Fortuzi u emërua rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, pas procesit zgjedhor akademik. Emërimi u dekretua nga Presidenti i Republikës më 26 gusht 2024. Edhe për procesin e përzgjedhjes së rektorit, informacionet e redaksisë ngrenë pretendime për lobim politik dhe ndikim të grupeve kriminale të lidhura me Arkend Ballën. Batërdi me financat në universitetin e Durrësit: Rektor ‘Çimi’ dhe Endri Balla, tenderë me flamuj të kuq dhe fonde të fshehura 4 Nëntor, 14:47 Këto marrëdhënie marrin një tjetër kuptim në dritën e projektit të Golemit. Dekani që drejton fakultetin, vëllai i deputetit që drejton një departament dhe deputeti që denoncohet si pronar faktik i kullës përbëjnë një rreth personash, interesat e të cilëve përmenden së bashku në informacionet e siguruara nga Pamfleti.
Universiteti është institucion publik, me buxhet, fonde, personel dhe procedura vendimmarrjeje të përcaktuara me ligj. Përfshirja e drejtuesve të tij në investime private miliona eurosh dhe pretendimet për ndërhyrje politike në emërimet akademike vendosin përballë njëra-tjetrës dy fusha që kërkojnë ndarje të qartë, funksionin publik dhe interesin ekonomik.
Pazari për Bashkinë e Durrësit Përplasja mes Arkend Ballës dhe Ani Dyrmishit për kandidaturën e mundshme socialiste të Durrësit i shton një dimension politik dosjes së Qerretit.
Bashkia e Durrësit administron një territor me interesa të mëdha në ndërtim, turizëm, infrastrukturë dhe pasuri të paluajtshme. Vendimmarrja për zhvillimin urban dhe raportet me investitorët kanë peshë të drejtpërdrejtë në ekonominë e qytetit dhe të zonës bregdetare.
Arkend Balla, i cili mori mbi 20 mijë vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ka një bazë elektorale që i jep peshë në strukturat socialiste të qarkut. Nga ana tjetër, Ani Dyrmishi vjen nga një karrierë e gjatë në administratën lokale dhe institucionet e Durrësit. Arkend Balla i Shkozetit “kokë më kokë” me Ani Dyrmishin e dosjes 339 për Bashkinë e Durrësit; kë do kandidojë Rama? 9 Nëntor, 11:54 Sipas informacioneve, rivaliteti mes grupimeve që mbështesin këta emra është shoqëruar me lëvizje dhe lobime për kandidaturën e ardhshme. Në këtë klimë, dyshohet se projekti 20-katësh në Qerret mund të jetë pjesë e marrëdhënies së interesit mes Ballës dhe strukturave të pushtetit qendror.
Një leje ndërtimi e miratuar nga KKTU nuk provon vetvetiu një favor politik. Megjithatë, pretendimi se përfituesi faktik i saj është një deputet i mazhorancës e bën vendimmarrjen e 30 korrikut 2026 një element me peshë të veçantë në këtë dosje.
Nëse Edi Rama kërkon të ruajë ekuilibrat mes grupimeve socialiste në Durrës, interesat ekonomike të personave që synojnë ndikim në bashki janë pjesë e realitetit politik të qytetit. Dyshimi se kulla është përdorur për të joshur Arkend Ballën mbetet një hipotezë investigative e burimeve të redaksisë, ndërsa projekti dhe kronologjia e tij janë të identifikueshme në dokumentacionin publik.
Një kullë 20-katëshe, një dekan universiteti dhe burimi i financimit
LAG Invest nuk ka në historikun e saj të publikuar një veprimtari ndërtimi që të shpjegojë menjëherë financimin e një objekti 20-katësh në bregdet. Linert Lirëza është drejtues i një fakulteti publik, ndërsa deputeti Arkend Balla përmendet nga denoncuesit si personi që qëndron pas investimit.
Nëse dekani e mohon përdorimin e emrit të tij nga deputeti, atëherë mbetet për t'u shpjeguar burimi konkret i financimit që ka siguruar për projektin. Një investim i tillë kërkon para, kontrata dhe marrëveshje ekonomike që shkojnë shumë përtej kapitalit fillestar prej 100 eurosh.
SPAK ka përpara një pistë që lidhet me pronësinë faktike, financimin dhe mundësinë e fshehjes së interesave ekonomike të një funksionari politik.
Një kompani e zotëruar nga dekani Linert Lirëza u përfshi në procedurën e miratimit të një kulle 20-katëshe në Golem. Katër muaj më vonë, burimet e identifikojnë deputetin Arkend Balla si pronarin e dyshuar faktik. Pyetja është e drejtpërdrejtë: Me çfarë parash do ta ndërtojë dekani kullën 20-katëshe dhe a është Arkend Balla pronari që fshihet pas këtij investimi?
/Pamfleti 1 Komente l luan z 12 Nëntor 2026, 13:08 kodoshet Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje 11 Nëntor 2026, 15:3815:38Anti-Mafia Durrësi, porta ku bandat luftojnë për territor: Arrestimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit rihapin betejën për kontrollin e portit 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Anti-Mafia “Libri i Zi” i PD-së për zgjedhjet 2021/ Gjergj Luca, nga pazaret e votave për PS te denoncimi për strehimin e bandave në Labinot 10 Nëntor 2026, 16:1016:10Anti-Mafia Vëllezërit e Vlora Hysenit u hetuan nga Anti-Mafia e Nicola Gratteri për trafik droge; operacioni “Karaburun” goditi rrjetet e narkotrafikut ballkanik 9 Nëntor 2026, 19:3019:30Anti-Mafia ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano në krye të pazareve me legalizimet, denoncime për ryshfet dhe favore për oligarkët e kullave 9 Nëntor 2026, 09:5509:55Anti-Mafia Pas denoncimit të Pamfletit, Doganat shpërndajnë gjobën e Salillarit në media, Erald Delilaj vijon manovrat për ta fshirë 8 Nëntor 2026, 10:0910:09Anti-Mafia

