Lajme Zone
Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë

Kryeministri Edi Rama kërkon një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë.

Kryeministri Edi Rama kërkon një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga Forumi i Cernobbios në Itali, Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen gradualisht në tregun e përbashkët europian, universitetet, programet e shkëmbimeve dhe mekanizma të tjerë të BE-së. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama. Kryeministri u shpreh skeptik se Shqipëria mund të anëtarësohet me të gjitha kompetencat, përfshirë të drejtën e vetos, në një afat të afërt. “Nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’”, deklaroi ai. Sipas Ramës, Shqipërisë nuk i nevojitet menjëherë vetoja për të qenë pjesë e vendimmarrjes europiane. “Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Imagjinoni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne”, tha Rama, duke shkaktuar edhe të qeshura me batutën e tij. Më tej, kryeministri iu rikthye me humor modelit të tij të integrimit gradual, duke i quajtur vendet kandidate “7 fëmijët e Ursulës”, në një referencë ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. “7 fëmijët e Ursulës duhet të përmbushin çdo kriter, duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t’i bëjnë ballë të gjithë procesit neurotik të makinerisë prej 35 mijë grash e burrash, që është makineria më burokratike që ka krijuar njerëzimi”, tha Rama. Ai argumentoi se vendet kandidate, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë në tryezën e BE-së ndërkohë që përmbushin kriteret, duke marrë të drejta konkrete për çdo kapitull të përmbyllur. “Jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik. Të 7 fëmijët, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë në tryezë si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët. Por duhet të jenë rreth asaj tryeze, ndërkohë që përmbushin kriteret”, u shpreh kryeministri. Sipas tij, çdo kapitull i mbyllur duhet të sjellë edhe anëtarësim të pjesshëm në atë fushë. “Çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli. Nëse mbyll kapitullin për shkencën, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta”, tha Rama. Në këtë mënyrë, kryeministri propozon që procesi i zgjerimit të mos përfjë vetëm me një vendim final politik, por të shndërrohet në një integrim hap pas hapi