Qytetarët janë mbledhur sot më 19 nëntor para Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore, të cilën e kanë artikuluar që prej 31 majit. Ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë. Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në bulevard, por qytetarët kanë vendosur të vijojnë tubimin e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kryeministria protesta

