Lajme Zone
Rama i përgjigjet magjistratëve: Mirëkuptim, po ligjin e bëjmë nesër
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama i përgjigjet magjistratëve: Mirëkuptim, po ligjin e bëjmë nesër

Gjyqtarët kërkojnë që dialogu për pagat të vijojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Rama thotë se qeveria nuk do të presë. Kryeministri mirëkupton shtyrjen e takimit, por njofton se që nesër nis puna për hartimin e ligjit të ri të pagave. Shefi i qeverisë thotë se mbetet i hapur për një tjetër takim me magjistratët, por procesi ligjvënës do të vijojë paralelisht me pritjen e vendimit të Kushtetueses.

“Duke ju falënderuar për komunikimin dhe sqarimet e përcjella lidhur me kërkesën për shtyrjen e takimit të sotëm, mirëkuptojmë këtë kërkesë, ndonëse vlerësojmë se dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm dhe, në parim, i pavarur nga procese të tjera që mund të zhvillohen paralelisht.

Në çdo rast, mbetemi të hapur për vijimin e dialogut dhe për dakordësimin e një date tjetër për zhvillimin e takimit. Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se duke filluar nga dita e nesërme, do të vijojmë punën për hartimin e ligjit të ri mbi pagat, mbi të cilin ishte përgatitur edhe një parashtresë i përgjithshëm, me synimin për ta shtruar si pjesë të diskutimit dhe dialogut të përbashkët gjatë takimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të dakordësimit për një datë të përshtatshme për vijimin e dialogut”, thuhet në kthim përgjigjen e kryeministrisë për magjistratët. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet magjistraterama