Lajme Zone
Rama i kujton Nigel Farage “mallkimin shqiptar”, por harron mallkimin e qeverisjes së tij
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama i kujton Nigel Farage “mallkimin shqiptar”, por harron mallkimin e qeverisjes së tij

Kryeministri Edi Rama ka shpikur një “mallkim shqiptar” për politikanët britanikë që kritikojnë emigrantët shqiptarë, duke marrë në shënjestër kreun e Reform UK, Nigel Farage, dhe ish-ministren e Brendshme, Suella Braverman. Në një intervistë për gazetën britanike The Independent, Rama ka ironizuar rënien e mbështetjes për partinë e Farage në sondazhe, duke pretenduar se politikanët që sulmojnë sh

Kryeministri Edi Rama ka shpikur një “mallkim shqiptar” për politikanët britanikë që kritikojnë emigrantët shqiptarë, duke marrë në shënjestër kreun e Reform UK, Nigel Farage, dhe ish-ministren e Brendshme, Suella Braverman. Në një intervistë për gazetën britanike The Independent, Rama ka ironizuar rënien e mbështetjes për partinë e Farage në sondazhe, duke pretenduar se politikanët që sulmojnë shqiptarët nuk e kanë të gjatë karrierën politike.

“Mallkimi shqiptar është diçka nga e cila duhet të kesh kujdes, sepse kushdo që sulmon shqiptarët nuk përfn mirë politikisht”, është shprehur Rama.

Kryeministri ka përmendur edhe Suella Braverman, e cila gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Brendshme britanike bëri deklarata të ashpra për emigrantët shqiptarë. Sipas Ramës, edhe karriera e saj politike është një tjetër shembull i këtij të ashtuquajturi mallkim.

Por shënjestra kryesore e intervistës mbetet Farage, i cili vitin e kaluar deklaroi se një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani ndodhet në burg. Deklarata shkaktoi reagimin e Ramës, i cili e sfidoi liderin britanik për të verifikuar nga afër pretendimet e tij dhe e ftoi të vizitonte Shqipërinë.

Sipas kryeministrit, Farage e kishte pranuar ftesën, por nuk e kishte mbajtur premtimin për të ardhur në Shqipëri.

“Ai është shumë i mirë për të bërë premtime, por nuk duket aq i mirë për t'i mbajtur ato”, deklaroi Rama për The Independent.

Kryeministri shqiptar nuk la pa komentuar as rezultatet e Reform UK në sondazhe, duke ironizuar ambiciet politike të Farage dhe duke pretenduar se shanset e tij për të ardhur në pushtet po shkojnë drejt zeros.

Kështu, ndërsa Farage akuzohet nga Rama për premtime të pambajtura, kryeministri shqiptar vazhdon të përballet në vend me pritshmëritë dhe premtimet e tij të qeverisjes.

Qytetarët vijojnë të dalin në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së tij. Duket se kryeministri është më i shqetësuar për fatin politik të politikanëve britanikë që sulmojnë shqiptarët, sesa për pakënaqësinë që po shprehet në rrugët e Shqipërisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm