Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama i afrohet nga pas dhe e përqafon papritur gjatë një deklarate në Berlin, kryeministri belg batuta: Ky është padyshim ai shqiptari, vjen gjithmonë nga mbrapa (VIDEO)


Ngjarja ndodhi në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku liderët evropianë po mblidheshin për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, mbështetjen për Kievin dhe të ardhmen e sigurisë evropiane.

Një moment i papritur dhe humoristik ka tërhequr vëmendjen në Berlin, ku kryeministri Edi Rama ka surprizuar me një përqafim nga pas homologun e tij belg, Bart De Wever, në prag të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” për Ukrainën. Ngjarja u regjistrua në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku liderët evropianë po mblidheshin për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, mbështetjen për Kievin dhe të ardhmen e sigurisë evropiane. Teksa kryeministri belg, Bart De Wever, po jepte një deklaratë para mediave, kryeministri Edi Rama iu afrua papritur nga pas dhe e përqafoi, duke e surprizuar me këtë përshëndetje të pazakontë. LEXO EDHE:Samiti me Xi e Putin/ Shpalli fitore, Trump kthehet duarbosh në SHBA! ‘Pikë’ për imazhin, por Ukraina dhe çështjet globale mbeten pa zgjidhje "Shqiptari do të jetë aty. Ai gjithmonë vjen nga prapa",-dëgjohet të komentojë me humor kryeministri belg, sipas videos së publikuar nga incidenti. Mes atmosferës diplomatike dhe diskutimeve mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, përqafimi spontan i Ramës dhe komenti humoristik i De Wever ishin një nga momentet më karakteristike nga prapaskenat e Samitit. A.C / K.C A.C Shqiptarja.com TAG: edi rama Bart De Wever Berlin Koalicioni i Vullnetmirëve ukraine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Vlora 97: 19/11/2026 22:48 Ai duket qarte qe eshte bezdisur Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.8% Jo 29.3% Nuk e di 8.9% Vota total: 1790 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?