Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fakti që drejtësia po heton dhe prek edhe persona me funksione të larta nuk është tregues i rritjes së korrupsionit në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, zhvillimet e fundit janë pjesë e një historie të re të drejtësisë në Shqipëri, e cila, sipas tij, nuk ka pasur më parë një drejtësi të pavarur në këtë nivel.
“Pavarësisht bindjeve, pavarësisht kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, nuk provon kurrsesi se na mbyti korrupsioni apo se korrupsioni po shtohet Ky fakt, këto episode , kjo histori e re drejtësisë në Shqipëri, që kurrë më parë s’ka pasur çfarë do qoftë një lloj drejtësie të pavarur. Ata provojnë se korrupsionit nuk po rritet, por po goditet”, tha Rama. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

