Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke deklaruar se ajo do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet. “Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë. Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor. Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, deklaroi Rama.
