Lajme Zone
Rama hedh “grepin” në Moskë, gjen më në fund një pro-rus që komentoi protestat
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama hedh “grepin” në Moskë, gjen më në fund një pro-rus që komentoi protestat

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër emër të huaj për ta lidhur me protestat në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për irlandezin Chay Bowes, komentator dhe korrespondent i televizionit shtetëror rus RT, i cili ka publikuar komente për zhvillimet politike dhe protestat në vendin tonë. Reagimi i Ramës vjen pasi Këshilli i Bashkimit Europian vendosi ta përfshijë Bowes në listën e sanksioneve për

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër emër të huaj për ta lidhur me protestat në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për irlandezin Chay Bowes, komentator dhe korrespondent i televizionit shtetëror rus RT, i cili ka publikuar komente për zhvillimet politike dhe protestat në vendin tonë. Reagimi i Ramës vjen pasi Këshilli i Bashkimit Europian vendosi ta përfshijë Bowes në listën e sanksioneve për aktivitetet destabilizuese të Rusisë. Sipas BE-së, ai ka marrë pjesë në operacione të koordinuara të manipulimit të informacionit dhe ka përhapur narrativa që justifikojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Kryeministri ka shpërndarë dy postime të Bowes për protestat në Shqipëri, duke e përdorur vendimin e BE-së si argument për të vënë në pikëpyetje qëllimet e komentatorit irlandez.

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama. Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia🤡 Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺

— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2026 Kështu, kryeministri i shton edhe një emër tjetër narrativës së tij për ndikimin e faktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë, të cilat në reagimet e mëparshme i ka lidhur me financime nga Rusia dhe Irani. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm