Lajme Zone
Rama gjyq publik protestuesve të arrestuar: Pamje që do iu trondisin, revoltat u përgatitën disa muaj më parë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama gjyq publik protestuesve të arrestuar: Pamje që do iu trondisin, revoltat u përgatitën disa muaj më parë!

Rama ka nxjerrë publikisht një listë të personave të arrestuar gjatë protestave në Tiranë, duke shfaqur fotografitë, inicialet dhe veprat penale për të cilat, sipas tij, ata janë dënuar më parë. Kryeministri pretendoi se personat e shfaqur në këto pamje nuk janë studentë dhe nuk kanë lidhje me protestën paqësore të të rinjve, por janë individë që kanë marrë pjesë në aktet e dhunës. Edhe pse deklaroi se kishte mbuluar identitetet në respekt të ligjit, Rama mori përsipër t'u bëjë gjyqin publik të arrestuarve, duke përdorur të kaluarën e tyre penale për t'i lidhur me trazirat.

Edi Rama Rama ka folur gjithashtu për ndërhyrje të huaja dhe për grupe të organizuara që, sipas tij, kanë shfrytëzuar pakënaqësinë e studentëve për të nxitur dhunën. Edi Rama duket se nuk po mjaftohet më me rolin e kryeministrit. Pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme në Tiranë, ai ka marrë përsipër të bëjë rolin e prokurorit për organizimin e trazirave, përgjegjësit dhe lidhjet sipas tij me veprimtari kriminale.

Rama ka nxjerrë publikisht një listë të personave të arrestuar gjatë protestave në Tiranë, duke shfaqur fotografitë, inicialet dhe veprat penale për të cilat, sipas tij, ata janë dënuar më parë. Kryeministri pretendoi se personat e shfaqur në këto pamje nuk janë studentë dhe nuk kanë lidhje me protestën paqësore të të rinjve, por janë individë që kanë marrë pjesë në aktet e dhunës. Edhe pse deklaroi se kishte mbuluar identitetet në respekt të ligjit, Rama mori përsipër t'u bëjë gjyqin publik të arrestuarve, duke përdorur të kaluarën e tyre penale për t'i lidhur me trazirat.

Ai shkoi më tej, duke pretenduar se këta persona janë financuar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja për të goditur qeverinë dhe rendin në vend.

“Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, në Shqipëri dhuna është një krim i pajustifikueshëm. Për fat të keq në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Papushim, orë e çast, shqiptarët panë me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm e idealistë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar, në Europë dhe në Shqipëri. S’bën askund vaki që pjesa më e dëmtuar të jetë Policia. Bën vaki këtu.

Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamengove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë e të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë. Por në duart e Policisë janë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejtë nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Por glasa mbi tortë është PD, që dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.

Tani unë do ndaj me ju pamje që do trondisin shumëkënd. Këta persona nuk janë student, janë diçka tjetër. Ata shikojnë te dhuna për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët”, tha mes të tjerash Rama.

edi rama protestat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama vazhdon alibinë për protestën: PD dje mori përsipër autorësinë e dhunës! 23 Tetor 2026, 11:1211:12Politike "Fshesa" në administratë, Rama takon drejtuesit politikë dhe ministrat 23 Tetor 2026, 10:5210:52Politike Kuvendi përjashton për dy muaj 6 deputetë të PD-së, rrëzohet kërkesa e PS për 14 të tjerët 23 Tetor 2026, 10:5010:50Politike Rama kërcënon protestuesit: Kush mori peng Tiranën, do të marrë një mësim të mirë! 23 Tetor 2026, 08:4708:47Politike Grushtat në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos sot për përjashtimin e 20 deputetëve të PD 23 Tetor 2026, 08:4008:40Politike Rama e hoqi nga kabineti, Spiropali merr një detyrë të re parlamentare 23 Tetor 2026, 07:5007:50Politike