Pavarësisht refuzimit gjatë ditëve të kaluara, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog, duke nxjerrë 8 stola prej guri përpara godinës së Kryeministrisë. Rama tha se ishte i hapur për dialog me këdo që mendonte ndryshe dhe që besonte se Shqipëria bëhet një vend më i mirë me njerëzillëk, jo përmes dhunës, që sipas kryeministrit i përket të kaluarës dhe nuk mund të kthehet më kurrë. “Përsëri, e përsëri e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet", tha mes të tjerash Rama. LEXO EDHE:Të akuzuar për plagosje, vjedhje e abuzim seksual, Rama publikon listën me ‘studentët’ që plaçkitën Tiranën gjatë protestës! Disa të financuar nga Irani Një paralajmërim Rama e kishte për të gjithë protestuesit e dhunshëm, që sulmuan gjatë këtyre ditëve pronën publike e private, duke thënë se ata do të përballen me ligjin, sipas shkallës së shkeljes së bërë. Duke i cilësuar ata si pengmarrës të Tiranës, Rama tha se protestuesit e dhunshëm eksportuan në kryeqytet terrorin e ANTIFA-s, duke bërë në Shqipëri lojën e të tjerëve në emër të studentëve, përmes fytyrave të mbuluara. Shefi i Qeverisë tha se protestuesit e dhunshëm kërkuan t'i imponoheshin popullit të lirë dhe familjeve të zakonshme që duan të punojnë, me gjuhën e gurit dhe të zjarrit. "Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar terrorin e Antifës dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkeljes së keqkuptimit të madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli të tërë, një komuniteti të tërë, familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë, me gjuhën e gurit dhe të zjarrit", shtoi Rama. Duke e cilësuar gjithë ç'ka ndodhi gjatë këtyre ditëve si një 'keqkuptim të madh', Rama tha se kjo protestë do të kthehet në një mësim të rëndësishëm për këdo që sipas tij besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Në përfundim kryeministri Rama 'premtoi' se Shqipëria do të vijojë rrugën për të çuar 'flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut' në Bashkimin Europian, pavarësisht pengesave që dalin rrugës. "Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në një mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon. Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, përfi Rama. Në protestat e dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë, njerëz të maskuar sulmuam me gurë, molotovë e sende të forta efektivët e policisë, institucionet, bankat dhe bizneset private, duke shkaktuar kaos në kryeqytet. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama qeveria Dialog protestat kunder qeverise proteste ANTIFA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 12096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
