Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të hënë kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. "Mirëmëngjes", shkruan Rama krah videos së postuar. LEXO EDHE:Kryeministri Rama: ‘Diella’ ju ndihmon hap pas hapi në përdorimin e e-Albania, 19 shërbime tashmë më të lehta për qytetarët (VIDEO) Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar. Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata. Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish. Xh.K K.T Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 647 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
