Lajme Zone
Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër Qeverisë si sulm ndaj Shqipërisë
PolitikëPamfleti

Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër Qeverisë si sulm ndaj Shqipërisë

Rama e ndërtoi këtë argument politik mbi raportin më të fundit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe kërkesën për nisjen e përgatitjeve të traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Edi Rama e paraqiti protestën e dhunshme si një pengesë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryeministri kërkoi që politika të përqendrohet te traktati i anëtarësimit në BE, por nuk shpjegoi se si protesta mund të ndikojë konkretisht në këtë proces... Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për ta vendosur përplasjen politike në vend përballë procesit të integrimit europian. Në fjalën e tij, kryeministri e cilësoi protestën si një ofensivë dhune, që sipas tij, në dukje drejtohet kundër qeverisë, por në të vërtetë synon të pengojë mënyrën se si mazhoranca kërkon ta çojë Shqipërinë përpara.

Rama e ndërtoi këtë argument politik mbi raportin më të fundit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe kërkesën për nisjen e përgatitjeve të traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por këtu lind edhe një çështje që kryeministri nuk e sqaroi. Çfarë lidhjeje konkrete ka protesta kundër qeverisë me përgatitjen e traktatit të anëtarësimit dhe përse kundërshtimi politik duhet të interpretohet si kundërshtim ndaj rrugëtimit europian të vendit?

Ai e ndërtoi fjalën mbi nevojën që politika të ngrihet mbi zhurmën dhe tymin, duke e paraqitur momentin e integrimit si një përgjegjësi që duhet të mbizotërojë mbi konfliktet e brendshme.

“Në raportin më të fundit për zgjerimin, KE-ja ka shkruar një frazë, e cila nuk ka zënë vend, se s’ka se si të zërë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit, në kushtet kur vendi po jeton nën presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye krejt të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune”, deklaroi kryeministri.

Në këtë mënyrë, Rama e zhvendosi diskutimin nga arsyet që sollën protestën te pasojat politike që ai i atribuon asaj.

Kryeministri nuk u ndal te kërkesat fillestare të protestuesve, megjithëse pranoi se protesta kishte nisur për arsye të tjera. Ai u përqendrua te dhuna dhe te interpretimi se përplasja synon drejtimin politik që mazhoranca i ka dhënë vendit.

Në pjesën tjetër të fjalës, Rama u kthye te Komisioni Europian dhe te perspektiva e anëtarësimit.

“I kërkohet Këshillit Europian të nisë përgatitjet për të hartuar Traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha ai, duke e cilësuar këtë zhvillim si moment historik për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Kryeministri shkoi më tej, duke e paraqitur afrimin me Bashkimin Europian si përfundimin e një rrugëtimi që, sipas tij, PS-ja e mori përsipër në vitin 2013, kur gjeti një vend me borxhe, probleme financiare dhe mungesë shprese.

“Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, e paarritshme deri dje, por sot, e prekshme”, deklaroi Rama.

Kryeministri u mundua gjatë fjalimit të tij para Asamblesë që ecurinë e integrimit dhe sukseisn ta lidhte vetëm me bilancin pozitiv të qeverisjes së tij.

Megjithatë, përgatitja e traktatit nuk është e njëjtë me përfundimin e procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet që lidhen me negociatat, ndërsa institucionet europiane dhe shtetet anëtare duhet të marrin vendimet përkatëse.

Edhe reforma në drejtësi, të cilën Rama e përmendi si një nga përplasjet e mëdha me interesa të rrënjosura, mbetet pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Pikërisht këtu qëndron edhe dallimi mes mesazhit politik të kryeministrit dhe procesit institucional të integrimit. Rama kërkon që përparimi drejt BE-së të shërbejë si argument për të kapërcyer konfliktin politik, ndërsa vetë procesi europian kërkon rezultate konkrete në reforma, funksionimin e institucioneve dhe shtetin e së drejtës.

Në fjalën e tij, kryeministri nuk paraqiti ndonjë vlerësim të Komisionit Europian që ta lidhte protestën e fundit me rrezikimin e negociatave të anëtarësimit.

Ai bëri një interpretim politik të situatës së brendshme, duke e vendosur përballë një zhvillimi që e konsideron historik.

Pavarësisht se Rama kërkon që politika të shohë përtej protestës dhe konfliktit, fjalimi i tij i gjatë, nuk shpjegon përse kundërshtimi ndaj qeverisë duhet të trajtohet si kundërshtim ndaj integrimit europian.

Traktati i anëtarësimit është një proces mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ndërsa protesta është një çështje e politikës së brendshme.

Lidhjen mes të dyjave, të paktën në këtë fjalim, e bëri vetë Edi Rama. /Pamfleti edi rama protesta integrimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian", Rama krahason Shqipërinë e sotme me vitin 2013: Në spitale lëviznin me biçikleta! 14 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike “Protestat e dhunshme kundër rrugëtimit drejt BE”, Rama nga Asambleja e PS: Politika të shohë përtej tymit 14 Nëntor 2026, 11:4811:48Politike Kurthi që mund ta presë Shqipërinë në dyert e BE-së; çfarë po ndodh me fqinjët? 14 Nëntor 2026, 11:3611:36Politike Republika e Oligarkëve: Si po ndërtohet një rend i ri botëror 14 Nëntor 2026, 11:1611:16Politike Edi Rama shkarkon Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ndryshojnë drejtuesit e PS-së edhe në qarqe 14 Nëntor 2026, 11:0511:05Politike Mbledhja 'top sekret' në Gjirin e Lalzit, socialistët fikin celularët 14 Nëntor 2026, 10:4610:46Politike