Kuvendi pa drita Seanca maratonë për Buxhetin 2027 është shoqëruar edhe me ndërprerje të energjisë elektrike. Ndriçimi në sallën e Parlamentit ka pasur luhatje, ndërsa për disa sekonda në errësirë është zhytur edhe pjesa e jashtme e godinës. Opozita e ka shfrytëzuar menjëherë momentin për thirrje kundër kryeministrit. Mes debateve për miliardat e Buxhetit 2027, në Kuvend ka munguar për disa çaste një gjë më elementare: energjia elektrike.
Gjatë seancës maratonë, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës po diskutojnë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, është ndërprerë energjia elektrike, duke shkaktuar luhatje të ndriçimit në sallën e Parlamentit.
Situata nuk ka kaluar pa reagimin e opozitës. Sapo janë fikur dritat, deputetët opozitarë kanë nisur thirrjet në kor: “Rama, jep dorëheqjen!”
Ndriçimi në sallë ka vijuar të luhatet herë pas here, ndërsa për pak sekonda në errësirë është zhytur edhe pjesa e jashtme e godinës së Kuvendit. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonën përreth Parlamentit.
Incidenti ka ndodhur pikërisht gjatë diskutimeve për Buxhetin 2027, i cili kap vlerën e rreth 10 miliardë eurove dhe është prezantuar nga mazhoranca si buxheti më i madh në historinë e vendit.
Prej orësh, ministrat dhe deputetët socialistë kanë mbrojtur projektin financiar të qeverisë, duke renditur fondet për pensionet, pagat, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe investimet publike. Nga ana tjetër, opozita ka kundërshtuar mënyrën e shpërndarjes së parave dhe prioritetet e qeverisë.
Por, ndërsa në foltore diskutohej se ku do të shkojnë miliardat e vitit të ardhshëm, ndërprerja e energjisë elektrike i dha debatit parlamentar një episod të papritur. Për pak çaste, vëmendja u zhvendos nga shifrat e buxhetit te dritat e sallës, ndërsa opozita e shoqëroi errësirën me kërkesën e saj të zakonshme për dorëheqjen e kryeministrit.
Shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në godinën e Kuvendit nuk është bërë i ditur.buxheti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 'Qetësohen gjakrat' në PS! Nga Xhafaj te Braçe, ministra e deputetë me superlativa për buxhetin 18 Nëntor 2026, 22:0122:01Politike Shqipëria e korrupsionit dhe oligarkëve, aty ku pushteti vendos kush merr punë e kontrata! 18 Nëntor 2026, 21:3021:30Politike “Rritja për bujqësinë as gjysmë kokrre veze”, Korreshi ironizon buxhetin: Fermerëve u jepni një palë çizme në muaj 18 Nëntor 2026, 21:2621:26Politike Kurthi i Xi-së ndaj Trumpit: Si Pekini mund të fitojë pa lëshuar asgjë 18 Nëntor 2026, 20:5120:51Politike Ina Zhupa akuza qeverisë: Buxhet për të vjedhur, rëndoni mbi të varfrit për të favorizuar të pasurit 18 Nëntor 2026, 20:3520:35Politike Spahiu i drejtohet opozitës në Kuvend: Boll me protesta të dhunshme, kthehuni te qytetarët 18 Nëntor 2026, 18:4918:49Politike

