levis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe hetimet e drejtësisë. Në një reagim të tij, Balliu akuzon Ramën se qëndrimi i mbajtur në konferencën e fundit tregon, sipas tij, se kryeministri është përgjegjësi politik i marrëveshjes së pretenduar mes SHISH-it dhe krimit. Klevis Balliu: Konferenca e Ramës faktoi se kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim është vetë ai.
Rama deklaroi se shteti do të mbrojë SHISH-in, pra Rama do të mbrojë Vlora Hysenin. Kuptohet, u mundua ta fshehë si një deklaratë që shkon përtej individit. Më pas deklaroi se drejtësia nuk mund të luftojë korrupsionin në politikë duke kryer korrupsion në oborrin e vet. Kjo, në fakt, nuk është vetëm për Vlora Hysenin dhe Ramën, por edhe për Ballukun.
Mesazhi sot ishte i qartë: kërcënim për mediat, njësoj siç bëri Vlora Hyseni me Klodiana Lalën, se dhe Vlora nga shefi ka mësuar, dhe mbi të gjitha, mesazh drejtësisë: mos hajdeni tek unë.
Por, mbi të gjitha, me qasjen e tij qesharake se “unë përsëri nuk di gjë” dhe se “s’kam pse të largohem”, vërteton, në fakt, se ai është kumbari i të gjitha marrëveshjeve. Në çdo vend normal, një kryeministër do të dinte të largohej me afera shumë herë më të vogla se kjo, por një kryeministër që është i fajshëm, që ka vjedhur, që ka krijuar narkoshtetin, nuk mund të japë dorëheqjen sepse arrestohet. E vetmja gjë që e mban jashtë burgut Ramën është pozicioni i tij si kryeministër.
Pra, Kryeministria sot, si institucion, ka vetëm një funksion: të mbajë Ramën jashtë burgut me çdo formë dhe mënyrë, diku me shantazh e diku me para që mund t’i vjedhësh në buxhet, duke firmosur fap-fap-fap.
Sot, në fakt, do të merret vesh njëherë e mirë nëse ka drejtësi apo jo, sepse nëse SPAK nuk sjell kërkesën për arrestimin e Ballukut në Parlament dhe nuk thërret Ramën në hetim, vërtetohet përfundimisht që këtu kemi të bëjmë me një institucion që, pavarësisht investimit të madh, narkokryeministri e ka përthithur në llumin e vet.
Gjithsesi, përpëlitjet e tij janë të kota. Këta muaj janë thjesht procedurë. Të bëhemi gati për rindërtimin e Republikës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

