Lajme Zone
Rama e shkarkoi si kreu i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama e shkarkoi si kreu i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu

Veliaj ka ndarë pamje nga momenti i nisjes së Maratonës së Tiranës, ku tymueset shumëngjyrëshe sinjalizojnë startin e garës, ndërsa në mbishkrimin e videos ka përcjellë një mesazh që duket se lidhet edhe me situatën e tij të fundit politike.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i PS-së në Tiranë. Rama dhe Veliaj Një ditë pas shkarkimit nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë, duke zgjedhur një mesazh të tërthortë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Veliaj ka ndarë pamje nga momenti i nisjes së Maratonës së Tiranës, ku tymueset shumëngjyrëshe sinjalizojnë startin e garës, ndërsa në mbishkrimin e videos ka përcjellë një mesazh që duket se lidhet edhe me situatën e tij të fundit politike.

Pa përmendur drejtpërdrejt shkarkimin dhe zhvillimet brenda Partisë Socialiste, kryebashkiaku ka zgjedhur të flasë për sfidat, vështirësitë dhe rëndësinë e këmbënguljes, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë rrethanave.

"Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise. Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt. Suksese", shkruan Veliaj.

Mesazhi i tij vjen në një moment kur raportet e kryebashkiakut me drejtimin e Partisë Socialiste janë vënë në qendër të vëmendjes, pas vendimeve të marra në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i PS-së në Tiranë. Në vend të tij, si bashkëdrejtues u emëruan Ervin Demo dhe Albana Koçiu, ndërsa kryebashkiaku mbetet anëtar i thjeshtë i partisë.

Pavarësisht ndryshimit në strukturat drejtuese, Veliaj ka zgjedhur të mos bëjë një reagim të drejtpërdrejtë politik, por të përcjellë një mesazh simbolik përmes Maratonës, ku thekson se rrugëtimi është po aq i rëndësishëm sa mbërritja në finish dhe se vështirësitë nuk duhet të të detyrojnë të heqësh dorë.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u larguan nga forumet drejtuese të PS-së, por mbetën anëtarë të partisë. Socialistët nisën gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore të 9 majit, me organizimin e strukturave për përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë e vendit.rama e shkarkoi si kreu i ps veliaj mesazh nga burgu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive”, Pandeli Majko trondit në mbledhjen e PS-së: Jepni dorëheqjen para se të dalin 15 Nëntor 2026, 09:0009:00Politike Arben Malaj: Nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën 15 Nëntor 2026, 07:3307:33Politike Rama sulmon të vjetrit e PS-së: Ku u fshehët kur digjej Tirana? 14 Nëntor 2026, 17:5817:58Politike Çfarë do të bëjë tani "Mamica"? Nga Kongresi te Asambleja dhe Kryesia, strukturat nga të cilat përjashtohen Spiropali dhe Ndreca 14 Nëntor 2026, 17:3717:37Politike Rama ndryshon mendje: Ndreca dhe Spiropali janë përjashtuar nga forumet e partisë 14 Nëntor 2026, 17:0017:00Politike Detaje nga Asambleja e PS/ Rama thyen heshtjen për akuzat e Veliajt: Kryebashkiaku po trillon 14 Nëntor 2026, 15:3415:34Politike