Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama e shkarkoi nga drejtimi i PS Tiranë, Veliaj mesazh ‘të koduar’ përmes Maratonës: Mos u dorëzo, kujtohu pse u nise (VIDEO)


Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt është thelluar pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri i hoqi kryebashkiakut drejtimin politik të Tiranës, ndërsa Veliaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj tij. Nga qelia, Veliaj i dërgoi një tjetër mesazh Ramës, duke deklaruar se nuk do të dorëzohet në betejën e tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shfytëzuar Maratonën e Tiranës për t’i dhënë mesazh kryeministrit Edi Rama se nuk do të ndalet në betejën e tij tanimë edhe politike. Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta, e nis postimin Veliaj ndërsa thotë se e rëndësishme është të arrish në fund. “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise. Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt”, shkruan Veliaj. LEXO EDHE:'Programi i strehimit'/ 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime Ndërsa Veliaj sinjalizon se nuk ka ndërmend të tërhiqet, Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sfidës së ish-aleatit të tij. Në pjesën e hapur të Asamblesë, kryeministri përsëriti qëndrimin kundër paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut, por diskutimet me dyer të mbyllura duket se kanë pasur një tjetër ton. Sipas informacioneve nga mbledhja, Rama mësohet të ketë deklaruar se edhe Veliaj do të kishte të njëjtin fat politik tw pwrjashtimit nga partia si Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca, nëse do të ishte i lirë dhe nuk do t’i kishte duart e lidhura. Kryeministri mësohet gjithashtu t'i ketë cilësuar si trillime pretendimet e Veliajt për kërcënime ndaj tij. Por përtej deklaratave, Rama ndërmori edhe një vendim konkret ndaj kryebashkiakut. Pas vitesh në drejtimin politik të socialistëve të kryeqytetit, Veliaj u zëvendësua nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo. Ky i fundit është një prej emrave që përflitet si kandidat i mundshëm i PS-së për Bashkinë e Tiranës. Përplasja kishte nisur të përshkallëzohej që përpara mbledhjes. Pasi nuk siguroi leje për të marrë pjesë fizikisht në Asamble, Veliaj u dërgoi anëtarëve të saj fjalimin që kishte përgatitur. Nga qelia, kryebashkiaku shkoi deri te kërkesa për një mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, një sfidë të cilën kryeministri zgjodhi ta kalonte në heshtje. Por Asambleja e së shtunës nuk u mbyll vetëm me largimin e Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës. Me kërkesë të Ramës, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u lanë jashtë forumeve drejtuese të PS-së, megjithëse për këtë vendim nuk u zhvillua asnjë votim formal. Për Spiropalin, ky duket të jetë një prej zhvillimeve më të forta një marrëdhënie politike që dikur e kishte vendosur mes bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit. Nën drejtimin e Ramës, ajo u ngjit nga posti i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në krye të Kuvendit dhe më pas të diplomacisë shqiptare. Por pas largimit të papritur nga qeveria dhe rikthimit vetëm si deputete, Spiropali nisi të artikulonte kritika ndaj mënyrës së qeverisjes. Deri më tani, ish-kryetarja e Kuvendit nuk ka reaguar publikisht për vendimin e Asamblesë, ndërsa largimi i saj dhe i Plarent Ndrecës, ish-deputet socialist dhe avokat i Veliajt, ka hapur një tjetër kapitull të përplasjeve brenda shumicës. Asambleja që në fokusin e saj kishte zgjedhjet e 2027, dhe integrimin evropian, i la në hije këto dy zhvillime për shkak të përplasjeve të brendshme të socialistëve që kulmuan me përjashtime dhe tensione gjatë fjalimeve të disa prej figurave kryesore të PS ndër vite. P.J / A.E P.J Shqiptarja.com TAG: asambleja e PS erion veliaj Tirane Maratona e Tiranës edi rama elisa spiropali Plarent Ndreca PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.1 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Kastriot Saliaj: 15/11/2026 12:36 Nuk po meret vesh se kush genjen me shume'por nje gje eshte e sigurt, qe mashtrimet, kurthet dhe thika mbas shpine jane karakteristikat e politikaneve shqiptar.Mos u lodhni kot,shkermoquni'se populli nuk Ju do me. Nuk ju duam me. Jeni te pabesueshem, dhe te padeshirueshem! Përgjigju Lali: 15/11/2026 12:02 Villa o shtrige çfarë ke ngrënë ,dhe pastaj flasim! Përgjigju Zylo kamberi: 15/11/2026 11:22 Perpara'Erion. Tani zbulove dhe Nesti ANGONIN e vertete. Nuk qenka Olsi Dado por Edi Rama. Me siguri qe Nasta eshte Manastirlliu. Tani, perpara me Saliun dhe mamicen Përgjigju taku: 15/11/2026 10:20 O Eri je i akuzuar për veprat të rënda prandaj jep llogari që të shpëtosh dhe leri këto idiotizma... Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 63% Të gabuar 27.9% Nuk e di 9.1% Vota total: 2817 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?