Lajme Zone
Rama e konfirmon për herë të parë: Spiropali dhe Ndreca janë përjashtuar nga PS
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama e konfirmon për herë të parë: Spiropali dhe Ndreca janë përjashtuar nga PS

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar publikisht përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”. "Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjer

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar publikisht përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

"Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi", deklaroi Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen pasi të shtunën e kaluar ai propozoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet drejtuese të partisë. Në mbledhjen e zhvilluar në Gjirin e Lalzit pati edhe replika mes Ramës dhe ish-kryetares së Kuvendit, ndërsa në mbështetje të Spiropalit dolën vetëm Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj. Rama shigjeton Veliajn dhe Spiropalin nga Asambleja: Kush sillet si “e ëma e Zeqos” nuk ka vend në PS

21 Nëntor, 11:40 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm