Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Ndregjoni: Pa pikë turpi nuk pranon verdiktin e popullit. 83 mandatet janë të vjedhura


Kreu i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë ka deklaruar se në cdo vend zëri i qytetarëve do të dëgjohej ndërsa këtu Rama nuk pranon verdiktin e popullit. Ai tha se mandatet u vodhën e megjithatë kryeministri mburret me votat që ka marrë edhe pse këtë e kanë thënë edhe ndërkombëtarët.

Kreu i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë ka deklaruar se në cdo vend zëri i qytetarëve do të dëgjohej ndërsa këtu Rama nuk pranon verdiktin e popullit.

Ai tha se mandatet u vodhën e megjithatë kryeministri mburret me votat që ka marrë edhe pse këtë e kanë thënë edhe ndërkombëtarët. “Pa pikë turpi kryeministri del dhe nuk jep dorëheqjen.

Kush je ti që nuk jep dorëheqjen, kush je ti që nuk pranon verdiktin e popullit, nuk e themi ne që zgjedhjet ishin më skandalozet të 30 viteve, por institucionet ndërkombëtare, mburresh me 83 mandate të vjedhura dhe përçmon protestuesit qe kërkojnë liri. Çfarë borxhi i kanë Ramës dhe mediave që përçmojnë prej 48 ditësh protestuesit?

Lajmet fillojnë me Edi Ramën dhe përfjnë me Taulant Ballën.

Po vijojmë sloganin poshtë komunizmi si në vitet ’90 që u tradhtuam nga klasa politike”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb