Lajme Zone
Rama drejt SHBA-së, merr pjesë në Asamblenë  e Përgjithshme të OKB-së! Fjalim më 25 shtator, takim edhe me komunitetin shqiptar
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama drejt SHBA-së, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së! Fjalim më 25 shtator, takim edhe me komunitetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator. Ai pritet të mbajë fjalën më 25 shtator, ndërsa një ditë më herët do të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, punimet e së cilës nisin më 22 dhe mbyllen më 28 shtator. Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Asamblenë e OKB-së nga shefi i qeverisë, i cili pritet të mbajë fjalën gjatë paradites së 25 shtatorit, me orarin amerikan. Sipas traditës, të gjithë liderët do të kenë mundësi të shkrepin një foto me presidentin amerikan, Donald Trump. LEXO EDHE:Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është 'alter egoja' jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit (VIDEO) Gjithashtu, kryeministri Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator. Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane thotë se Galaja e këtij viti pritet të bashkojë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit për të vlerësuar kontributet e diasporës dhe për të forcuar partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar. SI.E./Shqiptarja.com TAG: SHBA edi rama Asambleja e OKB Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.2% Të gabuar 63.4% Nuk e di 6.4% Vota total: 1771 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?