Kryeministri Edi Rama në 21 nëntor do të mbledhë Asamblenë e Tiranës. Sipas raportimeve mbledhja do të zhvillohet rreth orës 11:00. Në këtë mbledhje Rama do të jetë i shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e emëruar për qarkun e Tiranës në Asmablenë e PS-së Albana Koçiu dhe Ervin Demo.
Në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhjet lokale të 9 majit të 2027-ës.
Kujtojmë se me 14 nëntor Rama mblodhi Asamblenë e PS-së ku vendosi si bashkëkryetarë në drejtimin e qarkut të Tiranës Albana Koçiun dhe Ervin Demon ndërsa drejtuesja e qarkut do të jetë Ogerta Manastirliu.
Gjatë kësaj mbledhje, Rama përjashtoi nga të gjitha forumet e PS-së Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën si dhe paralajmëroi Erion Veliajn./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

