Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim” njoftoi krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ka nisur puna për ngritjen e tij, ndërsa shtoi se po krijohet për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre.
Ai bëri po ashtu me dije se Këshilli do të përbëhet nga përfaqësuesit e intistucioneve, prindërit dhe mësuesit. “Përmes mësuesve ndihmës duam tu gjendemi pranë fëmijëve të cilët për shkak se janë ndryshe duan një trajtim ndryshe dhe një prani ndryshe gjatë orëve të mësimit. Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje. Përpjekja e prindërve është E përhershme, ndërsa ne duam të bëjmë më të mirë duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe duke krijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të intistucioneve, prindërve dhe mësuesve", u shpreh Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

